Home / Kryesore / Njohja nga Izraeli vetëm zotim, ende nuk është zyrtarizuar

Njohja nga Izraeli vetëm zotim, ende nuk është zyrtarizuar

Pa u bërë një javë nga dakordimi në Shtëpinë e Bardhë për ndërprerje të fushatës kundër Kosovës, Serbia i është ankuar Izraelit për njohjen.

Për një veprim të tillë të presidentit Aleksandar Vuçiq, njohës të politikës së jashtme thonë se institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin masa, raporton KOHA.

Derisa Serbia është pajtuar që të heqë dorë nga fushata për çnjohje, Kosova për një vit nuk do të kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Një gjë e tillë, për Butrint Berishën, hulumtues në Institutin e Prishtinës për Studime Politike, është në dëm të sovranitetit të vendit e në mospërputhje me Kushtetutën.

Sipas Institutit të Prishtinës për Studime Politike, Kosova nuk ka për obligim t’i përmbahet një marrëveshjeje nëse një gjë të tillë nuk e bën edhe Serbia.

Në anën tjetër, i vështirë është duke u konsideruar nga Lëvizja Fol zbatimi i marrëveshjes së arritur nën mbikëqyrjen e presidentit amerikan, Donald Trump.

Sipas Erblin Hoxhës, zgjedhjet në Amerikë do të definojnë fatin e zotimeve të nënshkruara nga Kosova dhe Serbia.

Lidhur me zyrtarizimin e njohjes nga Izraeli, KOHA ka pyetur edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Por që nga e premtja nuk ka marrë përgjigje. Për zbatimin e marrëveshjes nuk kanë pranuar të përgjigjen as nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Njohja nga Izraeli dhe pezullimi i kërkesave për anëtarësim në organizata ndërkombëtare janë vetëm 2 nga 16 zotimet që Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar më 4 shtator e që është konsideruar marrëveshje për normalizim ekonomik mes dy vendeve.

Check Also

“Vjeshta ka trokitur”, Tritan Kalo: Tendencë rizgjimi të rasteve me COVID-19, por…

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo vjen me një mesazh për qytetarët shqiptarë, ndërsa paralajmëron …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − 2 =