Home / Stili i jetes / Njihuni me superjahtin më të shtrenjtë në botë me hidrogjen, në pronësi të Bill Gates(FOTO+VIDEO)

Njihuni me superjahtin më të shtrenjtë në botë me hidrogjen, në pronësi të Bill Gates(FOTO+VIDEO)

12 metra i gjatë, i projektuar nga arkitekti dhe projektuesi holandez, Sinot Yacht, është jahti më luksoz në botë dhe njihet si xhevahiri i deteve.

Jahti mundësohet nga një sistem që përdor hidrogjen të lëngshëm, në një depozitë e cila e ruan në  minus 253 gradë celsius. Mjeti lundrues ka dy rezervuarë për të ruajtur hidrogjenin me 28 tonë kapacitet secila.

Sipas krijuesve të tij, jahti mund të përshkojë një distancë  mbi 6000 km.

Ka pesë ambiente të ndryshme që ofrojnë hapësirë ​​për 14 të ftuar dhe 31 anëtarë të ekuipazhit, një palestër, një studio për joga, një sallon bukurie, një dhomë masazhesh dhe një pishinë me ujëvarë.

Bill Gates është pronari i këtij jahti dhe duket se ka shpenzuar për të plot 600 milionë Euro.

Check Also

Nuk po ndiheni mirë sot?! Ky veprim e përmirëson humorin tuaj si me magji

Studimet tregojnë se rreth 75% e emocioneve tona ndikohen nga aroma. Kështu aroma ndikon në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 + fourteen =