Home / Bota / Njihuni me nismën e Britanisë: “Hani në restorant dhe 50% të faturës e paguan shteti ”
Cropped shot of waiter wiping the counter top in the kitchen with cloth. Man cleaning and maintaining commercial kitchen hygiene.

Njihuni me nismën e Britanisë: “Hani në restorant dhe 50% të faturës e paguan shteti ”

Kriza ekonomike i ka prekur të gjithë, por në mënyrë që t’iu lehtësohet puna bizneseve dhe qytetarët të mos heqin dorë nga kënaqësitë e jetës, qeveria britanike ka vendosur të marrë një vendim.

Për ushqimet në pijet apo restorantet, britanikët do të paguajnë gjysmën kurse pronarët do të rimbursohen nga shteti.

“Hani jashtë, në restorant ose konsumoni në bare dhe klube, paguan Rishi!”. Kështu u shpreh Rishi Sunak, kancelar në qeverinë e kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili paraqiti paketën e ndihmës shtetërore.

Nëse ulesh për të ngrënë apo për të pirë

Gjithçka që duhet të bëjnë qytetarët është që të zgjedhin të darkojnë apo drekojnë jashtë, apo të shijojnë një pije në bare dhe automatikisht do kenë  zbritjen 50% të çmimit. Më pas, pronari i restorantit ose menaxheri do të rimbursohet nga shteti brenda 5 ditësh.

Sipas ‘Financial Times’, ne mesin e masave të marra që do të kushtojnë mbi 350 miliardë paund, është edhe ajo e zbritjes së çmimeve me 50%, në bare dhe restorante, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim që të rindizet motori i industrisë së restoranteve e bareve.

Check Also

Vlora sërish në “lupën” e kontrolleve, FSHN dhe Policia zbarkojnë në qytetin bregdetar

Prej disa ditësh në qytetin e Vlorës, vijojnë kontrolle në rrugët kryesore. Policia e Vlorës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 4 =