Home / Aktualitet / Njihuni me “kuzhinierin” 3 vjeçar shqiptar që po çmend rrjetin

Njihuni me “kuzhinierin” 3 vjeçar shqiptar që po çmend rrjetin

Ilirian Kameraj, një djalë shqiptar 3-vjeçar që jeton në NJu jork, është bërë së fundmi shumë i famshëm dhe videot e tij të gatimit po bëjnë namin në Tik Tok. Ai ka me qindra e mijëra ndjekës në rrjetin social ku poston video duke eksperimentuar në kuzhinë me nënën e tij.

Mëngjesin e sotëm ai ishte i ftuar në “Wake Up”, të cilin e përshëndeti me një video, duke qenë se për shkak të ndryshimit të orës, nuk mund të qëndronte zgjuar për të qenë i pranishëm përmes skype-t në emision.

Nëna e tij ka treguar për mediat shqiptare se gatimet nisën fillimisht si një mënyrë për të argëtuar 3-vjeçarin, por gjatë pandemisë, ata e gjetën veten gjithnjë e më shumë në kuzhinë, dhe atje lindi ideja e shpërndarjes së videove në Tik Tok./BoldNews

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 + seven =