Home / Kryesore / Njihuni me 10 shkaqet kryesore të vdekjeve në botë/ A bën pjesë në listë koronavirusi?

Mid-adult man clutching his chest in pain with a possible heart attack. He wears a blue, button down dress shirt. Heart disease.

Njihuni me 10 shkaqet kryesore të vdekjeve në botë/ A bën pjesë në listë koronavirusi?

Covid-19 e ka trembur njerëzimin. Aq e madhe është frika nga vdekja, saqë vendimet për t’u mbrojtur prej tij po çojnë botën në kolaps. Por a është koronavirusi që lindi në Kinë shkaku kryesor i vdekjeve në botë?

Të dhënat tregojnë se vdekjet nga Covid-19 janë ende shumë larg shkaqeve të para të vdekshmërisë në botë.

Nga 1 Janari deri sot bota numëron afro 32 milionë e 800 mijë viktima në total nga sëmundje apo shkaqe të tjera.

Nga Covid-19 janë 620 mijë viktima. Thënë më thjesht, më pak se 2 nga 100 të vdekur, janë nga covid.

Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se në vitin 2016 sëmundjet ishemike të zemrës dhe trompozat janë vrasësit kryesorë me 15 milionë viktima, nga 57 milionë të vdekurit e atij viti.

Sëmundjet kronike pulmonare morën 3 milionë jetë njerëzish. Infeksionet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes janë sëmundjet e transmetueshme më vdekjeprurëse, me 3 milionë viktima në të gjithë botën dhe pas tyre renditen kanceri i mushkërive 1.7 milionë, diabeti 1.6 milionë.

Sëmundjet diareike shkaktuan 1.4 milionë të vdekur, tuberkulozi 1.3 milionë, Hiv/Aids 1 milion. Nga aksidentet në rrugë u vranë 1.4 milionë. Covid-19 nuk është ende në mesin e 10 shkaktarëve kryesorë.

Nga të dhënat e mbledhura nga faqja e internetit Worldometer, që raporton në kohë reale ndryshimet e popullsisë në botë, rezulton se lindshmëria dhe vdekshmëria vijojnëe me të njëjtin raport progresiv si në të shkuarën. Rritja neto e popullsise në 6 muajt e parë të këtij viti është mbi 45 milionë. Mbi 78 milionë janë lindjet e reja kundrejt 32 milionë vdekjeve.

Një tjetër faqe interneti që raporton dhe studion të dhënat e popullsisë në botë, parashikon 60 milionë viktima për të gjithë vitin 2020 dhe po kaq në vitin 2021.

Për Covid -19 ka pasur skenare të zymtë. Por me masat e marra të distancimit social, për t’i prerë rrugën përhapjes së virusit, raportet e lindshmërisë dhe vdekshmërisë në botë nuk pritet të ndryshojnë.

Check Also

Në pak orë 6 të arrestuar në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Policia ka arrestuar 6 persona, për vepra të ndryshme penale, mes tyre një i shpallur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − fourteen =