Home / Sport / Njihet në histori si trajneri i parë më ngjyrë në futbollin anglez, ndahet nga jeta 94 vjeçari

Njihet në histori si trajneri i parë më ngjyrë në futbollin anglez, ndahet nga jeta 94 vjeçari

Tony Collins, trajneri i parë me ngjyrë në futbollin anglez, ka ndërruar jetë këtë të hënë në moshën 94-vjeçare.

Pasi luajti me York, Watford, Norëich, Torquay, Crystal Palace dhe Rochdale, Collins u bë trajner i Rochdale në vitin 1960.

Në 7 vitet e tij në stolin e këtij ekipi, Collins luajti një finale të Kupës së Ligës në vitin 1962, duke e humbur ndaj Norëich. Kjo është finalja e vetme e Rochdale në historinë e klubit.

Sir Alex Ferguson, i cili ka punuar me Tony Collins kur ky i fundit u punësua si vëzhgues talentesh te Manchester United, i përcolli ngushëllimet familjes: “Unë me të vërtetë u trishtova kur dëgjova lajmet për Tonin dhe i dërgova ngushëllimet e mia më të thella familjes së tij.”

(E.H/Faxweb.al)

Check Also

Përballja me Atalantën, mesfushori i Realit ‘tallet’ me kundërshtarin

Mesfushori i Realit, Toni Kroos ka folur për përballjen në Champions kundër Atalantës ditën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × five =