Home / Aktualitet / Njëri shiste e tjetri blinte, vendi “sekret” që nxorri zbuluar dyshen në Tiranë

Njëri shiste e tjetri blinte, vendi “sekret” që nxorri zbuluar dyshen në Tiranë

Një 30 vjeçar është arrestuar nga blutë e kryeqytetit dhe ka proceduar një tjetër pas posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike.

U arrestua E. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, poseduesi dhe shpërndarësi i lëndës narkotike dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi M.P.

Dyshja u kap mbrapa një karburanti ku shtetasi E. M., po i shiste lëndë narkotike shtetasit M.P.

Në vijim të operacionit, pas kontrolleve të ushtruara Policia gjeti të fshehur në hyrje të një pallati një sasi dozash me lëndë narkotike si dhe po gjatë kontrollit të banesës gjeti edhe sasinë tjetër lënde narkotike gati për ta ndarë në doza gjithësej 720 gramë kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Check Also

Naftëtarët duan bukën e gojës!

Çapajev Gjokutaj/ Naftëtarët e Ballshit janë në grevë urie. Kërkojnë rrogat e papaguara. Thënë ndryshe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 5 =