Home / Opinion / Një votë e cilësuar Për Kosovën

Një votë e cilësuar Për Kosovën

Nga Elvis HOXHA-

Vota e madhe për Lëvizjen e Albin Kurtit dhe listën e Vjosa Osmanit është e cilësuar në disa drejtime. Por ka rëndësi që kjo votë është adresuar në masë të madhe 1. për Vjosa Osmanin, duke treguar se votuesi e ka kuptuar që ajo është sot mishërimi i veprimit të drejtë politik e të nëpërkëmbur nga reaksioni. 2. për Vasfie Krasniqin, gruan që mban mbi supe peshën e dinjitetit të dhunuar shqiptar, 3. për Donika Gërvadhën, që përtej personalitetit të vet, është përfaqësim i figurës së patejkalueshme në ndërgjegjen shqiptare, Jusuf Gërvadhës, 4. për Saranda Bogujevcin, që mishëron viktimat e masakrave gjenocidale të aparatit shtetëror serb, 5. për Avni Deharin, babanë patriot dhe historian që i dha Kosovës dy aktivistë idealë, Besoj se vota e shqiptarëve do të jetë në vazhdim jo vetëm masive, por edhe më tej e cilësuar. Kemi nevojë vendimtare për një votë gjithnjë më meritore dhe më përfaqësuese. Kuvendi i Kosovës nuk është vetëm vendi i përfaqësimit të së tashmes, por dhe tërë historisë që e ka bërë këtë Kuvend të mundshëm. Vetëm falë sakrificave sot Kosova shënon 13 vitet e Pavarësisë së saj. I ruoj Kosovës, nga pozicioni im i thjeshtë i një qytetari mbarëshqiptar, cilësimin e mëtejshëm, në dinjitet dhe në votë, të pavarësisë.

Check Also

Përse një Kupi votoi Edi Ramën?

Nga Vangjel SAKO – Nëse në diktaturë emri i Abaz Kupit shikohej me neveri nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − 3 =