Home / Kryesore / Një tjetër sukses për shqiptaro-amerikanin Sokol Bejleri/Caktohet Kryetar i Bordit të AISS Foundation

Një tjetër sukses për shqiptaro-amerikanin Sokol Bejleri/Caktohet Kryetar i Bordit të AISS Foundation

Organizata prestigjioze American International School System Foundation (AISS Foundation) njoftoi në datë 14 gusht caktimin e lidershipit të saj të ri. Si Kryetar i Bordit u zgjodh shqiptaro-amerikani i suksesshëm Sokol Bejleri. “Kemi shumë punë për të bërë për të të arritur progresin e nevojshëm në sistemin e edukimit, por kjo punë ia vlen pasi lë një shenjë tek brezat që vijnë. Ju falenderoj shumë për besimin që patët tek unë. Do të jap maksimunimin tim për të avancuar misionin e organizatës – për ta bërë botën një vend më të mirë,” – tha Bejleri teksa mori postin e ri. Sokol Bejleri shërben aktualisht si Zëvendës President i STV Group, një firmë e bazuar në qytetin e Nju Jorkut dhe fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare. Bejleri u bashkua me STV në 2010 dhe ka shërbyer gjatë viteve si drejtuesi ekzekutiv i projekteve të shumta të kompanisë e cila renditet në listën e firmave më të mira amerikane në fushat e menaxhimit inxhinierik, konsultimit, edukimit, etj. Në Shqipëri, Sokol Bejleri ka punuar si Drejtor i Albpetrol dhe arriti suksese të shumta duke rritur profitabilitetin e një nga kompanive kyçe të vendit. Në vitin 1996, Bejleri u zgjodh deputet në parlamentin shqiptar dhe më pas u caktua Sekretar Shteti në Ministrinë e Burimeve Minerare dhe Energjitikës. Bejleri ka qënë anëtar bordi i AISS Foundation që nga viti 2009. Ai ka fituar çmime të shumta, duke përfshirë një vlerësim Lidershipi nga U.S. Green Building Council. American International School System Foundation është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse që promovon vlerat e sistemit shkollor amerikan në vende të ndryshme të botës. AISS Foundation ka pjese të iniciativave të saj programe të shumta edukimi kundra dhunës dhe ekstremizmit. Nëpërmjet aktiviteteve dhe misionit të saj, organizata synon të krijojë bazat për më shumë prosperi

Check Also

Meta: Planifikime të çmendura për kapje votash kanë nisur, përshkallëzimi i krizës politike bëhet edhe më kërcënues

Presidenti Ilir Meta ka ngritur në fokus shqetësimin në lidhje me situatën ekonomike në vend, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven − five =