Home / Bota / Një tjetër rrezik i kanoset globit/ Mbetjet plastike pritet të “pushtojnë” botën pas 20 vitesh

Një tjetër rrezik i kanoset globit/ Mbetjet plastike pritet të “pushtojnë” botën pas 20 vitesh

Sipas një  raporti të bërë nga Universiteti Leeds mbi ndotjen e planetit nga plastika ata dolën në përfundmimin se nëse nuk ndërmeren masa në të gjithë botën, mbas 20 vitesh shifra e plastikës do të arrijë deri në 1.3 miliardë ton.

Dr Costas Velis u shpreh se ky numër është “befasues”  por  kemi mundësinë që ta pengojmë këtë gjë.

“Ky është vlerësimi i parë gjithëpërfshirës i asaj që mund të jetë tabloja në kohën e 20 viteve. Është e vështirë të imagjinosh një sasi kaq të madhe plastike, por nëse mund ta imagjinoni  shtrimin e gjithë asaj plastike në një sipërfaqe të sheshtë, ajo do të mbulonte sipërfaqen e  Britanisë së Madhe”- shpjegon ai.

Për ta shndërruar këtë numër të ndërlikuar në një zgjidhje  ata studiuan prodhimin, përdorimin dhe asgjësimin e plastikës në të gjithë botën.

Ekipi  i studiuesve më pas projektuan  se sa ndërhyrje të ndryshme do të ndikonin në atë shifër,  ata menduan si zgjidhje riciklimin dhe zvëndësimin e plastikës me materiale të tjera ne dispozicion.

Winnie Lau nga Pew Charity Trusts me qendër në SH.B.A., e cila financoi studimin,  tha për BBC News se ishte jetike të vendosnin  çdo zgjidhje të mundshme.

“Nëse e bëjmë këtë ne mund të zvogëlojmë sasinë e plastikës që shkon në oqean – deri në vitin 2040 – me 80%”, u shpreh ajo.

Check Also

Vetëm 1 nga 10 të sëmurë kronikë vaksinohen, mjekët në Shkodër alarm për situatën epidemiologjike

AURORA SHPATAJ/ Në shumë qendra shëndetësore kanë mbaruar vaksinat e gripit sezonal dhe s’dihet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + 14 =