Home / Bota / Një tjetër ngjarje e rëndë në Francë, plagoset prifti në hyrje të Kishës

Një tjetër ngjarje e rëndë në Francë, plagoset prifti në hyrje të Kishës

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, këtë herë në qytetin e Lionit, ku një person i armatosur ka plagosur një prift në hyrje të Kishës.

Prifti me kombësi greke po mbyllte Kishën në momentin që është sulmuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Autori i sulmit ende nuk është identifikuar, ndërsa ministri i Brendshëm francez tha se ka filluar kërkimi për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes së rëndë.

Kjo ngjarje vjen 2 ditë pasi 3 njerëz u vranë në Nicë nga një tunizian në një sulm me thikë, por i riu u plagos nga policia dhe u arrestua.

Check Also

Rritet zemërimi ndaj presidentit Biden, ekspertët: Politikë e turpshme/ Dëbimi i 14 mijë emigrantëve në kufirin me Teksasin

Imazhet e agjentëve të kufirit të Shteteve të Bashkuara me kapele kauboji që kapin frerët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − fifteen =