Home / Aktualitet / Një tjetër mutacion i Covid është shfaqur në Angli, ekspertët: Është më i rrezikshëm

Një tjetër mutacion i Covid është shfaqur në Angli, ekspertët: Është më i rrezikshëm

Një tjetër muatcion është zbuluar ditën e sotme në Angli. CNBC shkruan se ky mutacion i zbuluar vetëm në 11 raste është i rrezikshëm po aq sa mutacionet që janë shfaqur në Afrikën e Jugut dhe në Brazil, duke lënë pas të gjitha mutacionet e tjera që janë shfaqur në Angli.

Mutacioni është quajtur E484K, është zbuluar spotanisht në rreth 8 qarqe të vendit. Ekspertët thanë se personat e infektuar me të nuk kishin lidhje me njeri-tjetrin.

“Mutacioni i shqetësimit më të madh, të cilin ne e quajmë E484K, ka ndodhur gjithashtu spontanisht në tendosjen e re Kent edhe në pjesë të vendit,” tha profesori Calum Semple.

“Fatkeqësisht, mungesa e kontrollit të këtyre varianteve të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar mund të bëjë që kjo popullatë të bëhet një vazo shkrirjeje për variante të ndryshme SARS-COV-2 / COVID-19,” -tha virologu anglez Julian Tang.

Mutacionet e Covid janë shfaqur fillimisht në Angli në dhesjor të viti të kaluar. Pas Anglisë janë shënuar raste me mutacione në të gjithë botën, ndërkohë që mutacione të tjera janë regjistruar edhe në Afrikën e Jugut dhe Brazil.

Check Also

5 ide dhuratash të minutës së fundit, nënat do t’ju falënderojnë

 Ju propozojmë Titulli: Dritë e zbehtë mbi kodra Titulli në origjinal: A pale vieë of the hills …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 2 =