Home / Kryesore / “Një shtatore për Pashko Vasën”

“Një shtatore për Pashko Vasën”

Sebastian Zonja
Menjëherë pas “marrëveshjes” së Ëashingtonit, më datën 4 shtator, një status i presidentit amerikan që i cilësonte shqiptarët me shumicë myslimane, shkaktoi furtunë në rrjtet sociale, madje edhe duke u tallur me të se nuk merrte vesh nga gjeopolitika. Epo, ja që presidenti amerikan e stafi i tij merr vesh nga politika më shumë se ne. Ashtu si qeshim ne me konstatimin e Gj. Fishtës se dy malsorë në Kurbin po zgjidhnin hallet e Ingliterrës, po ashtu edhe ai qesh me spazmat tona të inatit. Vlen të theksohet se më herët, edhe një lider tjetër, i kampit komunist, N. Hrushov, ka deklaruar se Shqipëria është e rëndësishme se është vend me shumicë myslimane. Pse vallë, dy lider të mëdhenj, por të dy kampeve të ndryshme, bota e lirë dhe ajo komuniste, thonë të njëjtën gjë? Shqiptarët, ashtu siç ishin shumicë katolike nën romakë, ishin më vonë ortodoksë nën bizant e më pas me fuqizimin e Qyprilinjve u bënë masivisht myslimanë. E duhet theksuar se shteti dhe feja janë të ndara. Shqipëria e Kosova janë shtete laike, jo teokratike si A.Saudite apo Irani. Edhe vendet e Europës janë me shumica protestante, katolike etj. Por s’e kanë problem një gjë të tillë sepse janë vende laike. Kur në Francë ndodhën sulmet terroriste te redaksia e “Charlie Hebdo”, Shqipëria u paraqit atje me një simbolikë që është krenaria jonë : Harmonia fetare. Katër përfaqësuesit e klerit shqiptar me të vërtetë e mahnitën Parisin dhe e ngritën Shqipërinë në piedestal. Çfarë nënkupton kjo? Harmonia jonë, që një kontribut të çmuar e kanë klerikët që ruajnë marrëdhënie miqësore dhe ashtu siç e parashikojnë Librat e Shenjtë, është diamanti i kurorës së vendit tonë. Ashtu si lexojmë për Fishtën që mbronte vëllezërit e vet myslimanë, e se si të njëjtën gjë bënte hafiz Dalliu, sot e shohim këtë shpirt të madh te dom Gjergj Meta e Elvis Naçi, dhe e aktualizuar kaq bukur në Këshillin Ndërfetar që bën një punë tejet të çmuar. Sot, pas kaq vitesh, ndërsa kemi një situatë të trazuar në Lindje të mesme, e ndërsa po kaq e trazuar është edhe në Europë me problemet e emigracionit, diplomacia shqiptare mund të thotë kryelartë se ne jemi vendi i harmonisë e tolerancës. Le të jemi krenarë për veten për këtë kryevlerë si harmonia, dhe rrugën që na tregojnë amerikanët të dimë ta kthejmë në dobi tonën: Një vend anëtar i NATO-s, e një vend në BE me shumicë myslimane, që është reklama më e bukur që mund të bëjë Perëndimi përballë një situate të trazuar në Lindje të Mesme, e për emigrantët e vet. Presidenti amerikan na tregoi se si mund t’i heqim ato sikletosjet se Tito ishte i madh se u bë prijës i vendeve të paangazhuara, e sot shqiptarëtve i jepet ky shanc që të tregojë se identitetet e ndryshme fetare mund të jetojnë në harmoni. Faleminderit z. President! Z. President, mungon një shatore për atdhetarin e flaktë Vaso Pashë Shkodrani – Feja e shqiptarit është shqiptaria!

Check Also

“Gjykata Speciale do të arrestojë persona edhe në Shqipëri”

Ish-deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, thotë se arrestimet e sotme të kryetarit dhe nënkryetarit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + 15 =