Nga Sadik BEJKO –
Një lajm i hidhur. U nda nga kjo jetë Agim Krajka.
Vdekja e Krajkës sjell fundin e një epoke për muzikën e lehtë shqiptare, mbyll perden e një trashëgimie muzikore më se gjysmëshekullore që u ngrit nga hiçi, kulmoi dhe bie në fashë, tani me ikjen përgjithmonë të Krajkës.
Ndez një qiri për shpirtin e tij.
Ishte një talent që i vuri vulën gjithë periudhës kohore kur jetoi. Qe i pëlqyer dhe i adhuruar nga të rinjtë e kohës së tij. Nga këngëtarët. Në fondin e artë të muzikës së lehtë shqiptare kanë zënë vend përjetësisht një dyzinë nga meloditë e krijuara prej tij. Ishte virtuoz në fizarmonikë. Ishte një drejtues artistik (realisht) i orkestrës dhe jo vetëm i saj, i gjithë atij formacioni të quajtur Ansambli i Këngëve dhe i valleve.
Ngushëllime muzikantëve nga brezi i Krajkës. Ata humbën një korife.
Ngushëlloj familjen, miqtë.