Home / Editorial / NJË PROJEKTLIGJ PËR MASHTRUESIT ELEKTORAL

NJË PROJEKTLIGJ PËR MASHTRUESIT ELEKTORAL

Nga Xhovan SHYTI –

Duhen më pak se dhjetë ditë nga mbajtja e votimeve dhe fushata elektorale vijon me intensitet  të shtuar.

Drejtuesit e kampeve politike, pozitë-opozitë vazhdojnë avazin shumëvjeçar të lëshimit lumë të premtimeve, ndonjëherë edhe të përmasave fantastike.

Studentët, rritja e pagave, uji pa ndërprerje, hapja e negociatave me BE, mjerisht që edhe pas tetë vjet premtimi nga Edi Rama ende vijon të jetë një premtim, ulja drastike e taksave dhe tatimeve, mbështetja e biznesit, stimulimi i sipërmarrjeve, rritja e ndihmës financiare për familjet e njerëzit në nevojë, një sistem shëndetësor për të gjithë etj., janë veç disa nga përrenjtë që i bashkohen  lumit të madh të premtimeve elektorale 2021.

Dhe nëse Lulzim Bashës, kryeministrit në pretendim, edhe mund ti shkojnë premtimet për sa kohë nuk është provuar  si mbajtës apo mosmbajtës i tyre, çudia më e madhe vjen nga kryeministri për herë të dytë në këtë detyrë Edi Rama, që sërish nuk përton të sillet njejtë si i paprovuari Basha.

Sepse kanë kaluar tetë vite nga viti 2013, pra nga marrja e votëbesimit për mandatin e parë qeverisës, që don të thotë se ka patur boll kohë për të bërë realitet më së paku premtimet bazë dhe, sërish, Edi Rama, premton rritjen e pagave e pensioneve, uljen e  taksave, ujin 24 orë, shëndetësinë për të gjithë, hapjen e negociatave me BE, vaksinimin e popullsisë që e ka detyrë funksionale, luftën ndaj korrupsionit, për të cilin jemi shpallur kampion, sikurse jemi vendi unik në Ballkan, me varfërinë ekstreme etj.

Teksa bridhte nga një cep i Shqipërisë në tjetrin, sikurse bën dhe sot, në fushatën elektorale 2013, opozitari Edi Rama premtonte:

“Do të heqim taksën 20% për bukën, do ta heqim taksën për qumështin, do ta heqim taksën 20% për vezën, për miellin, për vajin, për sheqerin, dhe orizin…”. Gjë që edhe sot e kësaj dite,nuk ka ndodhur dhe TVSH-ja për ushqimet vijon të jetë 20%.

Të tjera premtime të pambajtur të Edi Ramës janë hapja e treqind mijë vëndeve të punës, anulimi i koncesioneve që prekin direkt interesin e qytetarëve, ulja në 6% e taksës së energjisë.

“Do ti ç’bëjmë ato konçesione që kanë cenuar të drejtat në mënyrë korruptive! ”, bërtiste “rilindasi opozitar Edi Rama, në 2013, ndërsa sot e kësaj dite qeveria që premtoi “rilindjen”, e kryesuar prej tij, nuk ka anuluar asnjë prej tyre. Nuk ka mbajtur premtimin as për konçesionin: “Markimi i Karburantëve”, as për “Rapiscan”, as për  “HEC-et mbi Valbonë dhe Vjosë”, apo “Vendburimet e naftës”, etj., që dëmtojnë direkt interesin e qytetarëve.

Bile-bile, përveç këtyre, ka shtuar dhe të tjera në formën e PPP-ve, që u zhvasin miliarda lekë votuesve të cilëve Edi Rama, në pushtet absolut prej tetë vitesh, u kërkon me insistim votën për mandatin e tretë, duke luajtur mjeshtërisht me frazat betuese  për të mirën e përgjithshme, për begatimin e jetës së qytetarëve e të atdheut. Dy terma për të cilat kurrë nuk ja ndjerë dhe nuk ja ndjen Edi Ramës.

Oratorit që, nga mëngjesi në mbrëmje, madje 24 në 24 orë, veç shan, fyen epiteton me turli lloj fjalësh banale  kundërshtarët e të gjitha shtresave e gjinive, dhe mburr vetveten. Sigurisht pa u ndalur të premtoj sërish…

Dhe, më e pakta, nëse me ikjen e Edi Ramës nga kryeministër  historia me mashtruesit elektoral do të mbyllet. Pasi të tillët do të vijojnë të jenë prezente për aq kohë sa të mos ekzistojë një ligj specifik ( qoftë edhe kalimtar), që ti penalizojë të gjithë premtuesit elektoral që për më shumë vota, betohen për “asfaltimin e qiellit” shqiptar dhe nuk u hyn asnjë gjemb ne këmbë e dalin pa lagur, edhe kur në fund të mandatit rezultojnë mashtrues, që me veprimtarinë e tyre zyrtare kanë sjellë pasoja në jetën e publikut të gjerë.

Pasoja me përmasa edhe më të mëdha nga ato që shkaktojnë mashtruesit ordiner të cilët Kodi Penal i ndëshkon rendë edhe pse me veprimtarinë e tyre mund të kenë sjellë pasojë vetëm tek një individ apo grupdividësh./ Arberianews.net

 

Check Also

BB: Pandemia fundosi Shqipërinë, vendi më i varfër në Rajon

Pandemia Covid -19 dhe tërmeti i 26-nëntorit 2019 e bënë me agresive varfërinë në Shqipëri. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 + 13 =