Home / Kryesore / NJË ORË NË BORDIN E “ONHEZMI1”, ME 30 GAZETARËT NGA KOSOVA

NJË ORË NË BORDIN E “ONHEZMI1”, ME 30 GAZETARËT NGA KOSOVA

THOMA NIKA
Është t’i japësh vetes një privilegj, ta presësh perëndimin e diellit mbi Sarandë, në bordin e Anijes Turistike “Onhezmi 1”. Miku ynë Ilir Hysi na e dha bujarisht këtë kënaqësi, në shenjë mirënjohjeje që grupi i 30 gazetarëve nga Kosova, erdhi këtë fundjavë në Sarandë. Një sipërmarrje mediatikw dhe patriotike: për t’i kontribuar mediatikisht promovimit të aseteve tona dhe sfidës për të bërë turizëm të pazakonshëm në kohë dhe kushte jo të zakonshme, kur as dorën as përqafimin nuk e japim, si më parë. Kolegët tanë gazetarë, përfaqësues të mediave dhe mediumeve me ndjekës të shumtë në hapësirën shqiptare të Kosovës e më gjerë, patën rastin ta shijojnë Sarandën në profile që nuk i merr dot nga toka. Anije mbi det të dallgëzuar, rreze diellore që përskuqen në të perënduar, muzikë dhe ritme që ftuan për vallëzim, kamera, aparate dhe telefona që nxitojnë të mos humbin asnjë moment. Në këtë sfond plot ritëm dhe jetë, së cilës e vlen t’i gëzohesh, gazetarja dhe moderatorja Alketa Gashi për një moment i le të gjitha dhe fton para mikrofonit të RTK pronarin Ilir Hysi. Ky e mbush bisedën me tone dhe nota optimiste, duke besuar se Sarandën e presin ditë dhe javë më të mira turistike. Këtë ndjesi, tha Iliri, e marrim edhe nga “pushtimi” i anijes nga ju gazetarët e Kosovës. Ai tregoi se si brenda pak vitesh, anija “Onhezmi1”, është bërë më e kërkuara për guida që mbeten në kujtesë. Nuk harroi të përmendë se bordi i saj është kthyer edhe në skenë e sallë dasmash. E bukur. E rrallë. Në timon manovronte si me sy mbyllur Hasan Aliaj, më i sprovuari i detarisë së sotme sarandiote. “Ëdhtë vlerë e shtuar për ne”, shprehet Iliri. Në vozitje e sipër, flladi i Jonit shpaloste edhe flamurin e “Sharr Travel”, që u ngjit në direkët e anijes përkrah flamurit të vetë anijes turistikë. Një dialog ajror mes atyre që takohen në misionin e njëjtë: “Sharri Travel” për të vijuar maratonën e sjelljes së flukseve turistike nga Prishtona drejt Sarandës dhe “Onhezmi1”, për t’u zbuluar atyre kënaqësinë e vozitjes ne Gjirin dhe në plazhet më mistikë, si Krorëza, Kakomeja etj.

Check Also

RËNIA E KINEMA 17 NËNTORIT

Elsa DEMO- Shembet më e vjetra dhe e para kinema me arkitekturë moderne në Shqipëri. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + 17 =