Home / Kulture / Një mbledhje në redaksinë e përkthimit, ku bënin pjesë kolosë të kulturës shqiptare.

Një mbledhje në redaksinë e përkthimit, ku bënin pjesë kolosë të kulturës shqiptare.

Nga Thoma K. JANCE-
Kronikë nga një mbledhje në redaksinë e përkthimit vitet 70-80-të, ku bënin pjesë kolosë të kulturës shqiptare.
Diskutohej për të vendosur përkthimin e veprës së plotë të Maksim Gorkit. Hyn Petro Zheji, me vonesë. Shefja e qorton shpesh për parregullsitë e tij. Më parë i kishte tërhequr vërejtje pse nuk kishte dorëzuar normën javore të përkthimit. I mungonin dy faqe. Lasgushi i dorëzonte të përpikta, me shkrim dore, me fletë të kapura me “kokovello”. Petroja ishte në botë tjetër. Ngrihet redaktori përgjegjës dhe thotë:
– Unë mendoj që “Foma Gordejev” t’ia japim Petros për përkthim, i shkon në stil e gjithçka. Me “Don Kishotin II”, Petroja ishte bërë Njëshi i përkthimit.
– Të pyesim Petron,- thotë shefja. Ai u linte nga jashtë të gjithëve përshtypjen si fodull, indiferent e i çartur, por thjesht ishte në tjetër botë madje…(shpesh çonte raporte nga psikiatri)
Pasi u mendua pak, tha:
– Po mirë, e pranoj propozimin, ……por kam një kusht.
Në atë kohë ishte çmenduri t’i vije kushte shtetit që të paguante.
– Dua të bëj vetëm një faqe në ditë.
– Norma është 3. Nuk mund të dalim nga direktiva e partisë.
Ai mendohej me kokën përpjetë.
– Një faqe bëj, 3 nuk i bëj dot. A e merrni me mend se do përballem me Mitrush Kutelin? Nuk barabitem me Kutelin me normë. Pranoj vetëm me kusht një faqe në ditë me cilësi. Ndryshe le ta bëjë kush të dojë. Nuk mundem.
Më në fund atij i ngeli përkthimi i kësaj vepre shumë të mirë të Gorkit, bashkë me “moskorrektesën” e normës së Zhejit.
“Foma Gordejev” mbetet një përkthim i papërsëritshëm në fondin e përkthimeve shqiptare.
Nga dëshmitar direkt.
Ne vitet 89-90 kam qenë i pranishëm në ato ambjente. J.D

Check Also

Ambasada e Italisë kujton veprën e familjes Jashari (VIDEO)

Në Kosovë po shënohet sot dita e dytë e Epopesë së UÇK-së, në nderim të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six − 1 =