Home / Aktualitet / Një javë protesta të dhunshme/ BE mblidhet sot për sanksionet ndaj Bjellorusisë, Lukashenko vendos ushtrinë në kufi

Një javë protesta të dhunshme/ BE mblidhet sot për sanksionet ndaj Bjellorusisë, Lukashenko vendos ushtrinë në kufi

Krerët e BE-së do të mblidhen sot në një takim virtual për të diskutuar se si do të vazhdojnë me Bjellorusinë, pas dhunës në zgjedhje dhe shtypjes policore që është parë kohët e fundit.

Komisioneri i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell, shkroi në Twitter se do të flasin për sanksionet e mundshme që mund t’u vendosen personave përgjegjës për situatën në Bjellorusi.

“Do të përditësoj drejtuesit e BE-së në takimin e sotëm të Këshillit Europian me punën e bërë për t’u vendosur sanksione personave që janë përgjegjës për dhunën, shtypjen dhe manipulimin e zgjedhjeve në Bjellorusi”, shkroi Borrell në Twitter.

Shumë vende të BE-së i bënë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që t’i bëjë presion Lukashenkos për dialog me opozitën, e cila vazhdon të protestojë çdo ditë kundër rezultatit të zgjedhjeve.

Presidenti Putin foli në telefon me homologun francez, Emanuel Makron; me kancelaren gjermane, Angela Merkel; si dhe me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

Makron dhe Michel u bënë thirrje Putinit që të mbështetë paqen dhe dialogun në vend, ndërsa Merkel theksoi se Minsk duhet të heqë dorë nga dhuna dhe të nisë dialogun me opozitën.

Kremlini e ka denoncuar vazhdimisht ndërhyrjen e jashtme dhe presionin që u bëhet autoriteteve në Bjellorusi. Sipas agjencisë së lajmeve “Belta”, Putini e ka informuar Lukashenkon për bisedat që ka mbajtur me udhëheqësit europianë.

Presidenti bjellorus ka deklaruar se opozita ka në plan t‘i ndërpresë marrëdhëniet me Rusinë, gjë që është mohuar nga Maria Kolesnikova, një nga figurat opozitare.

“I siguroj të gjithë që do ët ruajmë marrëdhënie miqësore, të ndërsjella dhe pragmatike me Rusinë, Ukrainën dhe vendet e BE-së”, tha ajo në një konferencë për shtyp.

Ndërkohë, në të gjithë vendin kanë vazhduar protestat, grevat dhe dorëheqjet e zyrtarëve. 6700 persona janë arrestuar deri tani, ndërkohë që tre persona kanë vdekur gjatë përplasjeve me policinë. Personat që janë mbajtur të arrestuar kanë deklaruar se kanë pësuar dhunë dhe tortura.

Këtë të Dielë Bjellorusia organizoi një nga manifestimet më të mëdha në histori, dhe u bënë thirrje punëtorëve për grevë të përgjithshme. Shumë kompani u përgjigjën, ndërkohë që ambasadori i vendi në Sllovaki dha dorëheqjen dhe mbështeti protestat.

2020 08 18T145002Z 1 LWD0018C9STAF RTRWNEV E 2103 BELARUS ELECTION THEATRE

Drejtori i teatrit kombëtar u shkarkua nga puna pasi mbështeti opozitën. Si rrjedhojë, i gjithë stafi i teatrit dha dorëheqjen (në foto).

Anëtarët e opozitës ngritën një këshill këtë të martë, ku do të diskutojnë situatën në vazhdim. Presidenti Lukashenko e quajti përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë, dhe premtoi se do të marrë masa për ta ndaluar.

Një nga përfaqësueset kryesore të opozitës, Sviatlana Tsikhanouskaya, u bëri thirrje vendeve të BE-së që të mos e njohin rezultatin e zgjedhjeve, dhe deklaroi se Lukashenko u ka vjedhur popullit mundësinë për të zgjedhur.

Presidenti bjellorus, nga ana e tij, ka thënë se vendi është në rrezik nga një ndërhyrje e perëndimit dhe ka deklaruar se ka angazhuar forcat ushtarake në kufi./EN

Check Also

Rama kërkon të bëjë ‘PAQE’ me Bushatin, ja posti i rëndësishëm që i ofron

Kreu i qeverisë Edi Rama kërkon të rikthejë në radhët e veta ish-ministrin e Jashtëm …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 6 =