Home / Aktualitet / Një javë përpara takimit me Biden, Putin firmos vendimin ‘drastik’

Një javë përpara takimit me Biden, Putin firmos vendimin ‘drastik’

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar ligjin për tërheqjen zyrtare të Moskës nga Traktati i Qiejve të Hapur, një pakt që lejon fluturime të mbikëqyrjes së paarmatosur mbi vendet anëtare.

Sipas ligjit të publikuar në portalin zyrtar të informacionit juridik të vendit, Rusia është tërhequr nga Traktati i Qiejve të Hapur (OST), i firmosur më 24 mars 1992 në Helsinki.

Dhe ligji në fjalë u firmos së fundmi edhe nga Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.

Më 19 maj Duma, dhoma e ulët e parlamentit rus, e kishte miratuar njëzëri ligjin, kurse më 2 qershor të njëjtën gjë kishte bërë edhe dhoma e sipërme.

Rusia ka thënë se një vendim i SHBA-së për të mos u ribashkuar me paktin e Qiejve të Hapur ishte një “gabim politik”, ndërsa Moska dhe Uashingtoni po përgatiten për një samit midis presidentëve të vendeve këtë muaj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) më 22 nëntor 2020 kishin deklaruar tërheqjen nga traktati (OST), i cili rregullon kontrollin e armëve me Rusinë.

Traktati i Qiejve të Hapur hyri në fuqi më 1 janar 2002. Ai u hartua për të rritur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe transparencën në aktivitetet ushtarake dhe sugjeron mundësinë e fluturimeve të mbikqyrjes ajrore të paarmatosur mbi të gjithë territorin e vendeve pjesëmarrëse. Pjesë e këtij Traktati është edhe Turqia.

Traktati parashikohet si një masë për rritjen e besimit dhe sigurinë në hapësirën e OSBE-së.

Check Also

Kina ‘pushton’ Marsin/ Foto të reja nga sonda në planetin e kuq

Roboti Rover Zhurong i Kinës ka dërguar një seri imazhesh të reja nga Marsi, duke …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 + 8 =