Home / Bota / Një javë pas ndërhyrjes kirurgjikale në kokë, del fotografia e legjendës së futbollit Maradona

Një javë pas ndërhyrjes kirurgjikale në kokë, del fotografia e legjendës së futbollit Maradona

Mediat e huaja kanë publikuar fotografinë e parë të legjendës së futbollit, Maradona pasi operacioni në kokë rezultoi me sukses. Rreth një javë pas ndërhyrjes, Maradona shfaqet i qeshur dhe gati për tu rikthyer në jetën e përditshme.

60-vjecari Diego Armando Maradona iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për një mpiksje gjaku në kokë. Mjeku i tij personal, Leonardo Luque tha se operacioni u krye në Klinikën Olivos të Buenos Airesit dhe zgjati rreth 80 minuta.

“Arritëm të heqim gjakun e mpiksur dhe Diego e përballoi mirë operacionin. Është nën kontroll dhe do të mbetet nën vëzhgim”, tha Luque.

Kujtojmë se dhjetëra tifozë që mësuan se Maradona do të operohej mbërritën në dyert e spitalit dhe cdo moment prisnin të merrnin informacione për gjendjen e tij shëndetësore. (A.M/Faxweb.al)

Check Also

Kohë korone/ Gruaja nxjerr poster në ballkon: As nuk ju vijmë mysafirë, as mos hajdeni

Edhe pse jemi në kohë pandemie dhe duhet mbajtur distanca e duhen evituar takimet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 6 =