Home / Aktualitet / Një i vrarë dhe 4 të plagosur në Elbasan, Rama vijon i qetë fushatën

Një i vrarë dhe 4 të plagosur në Elbasan, Rama vijon i qetë fushatën

Kryeministri Edi Rama ka vijuar i qetë fushatën elektorale, madje duke mos hequr dorë nga batutat dhe propoganda, megjithëse në Elbasan, 4 ditë para zgjedhjeve pati një përplasje me armë ku 1 person humbi jetën dhe 4 të tjerë u plagosën.

Por duket se ngjarja nuk e ka shqetësuar aspak Kreun e Qeverisë, i cili ka vijuar fushatën në Lushnje, nga ku nuk ka lënë mënjanë akuzat në drejtim të Presidentit Ilir Meta apo ish-Kryeministrit Sali Berisha, sikundër edhe ndaj drejtuesve të partive opozitare.

Madje, Rama ka mbajtur një fjalim edhe për Rrapush Xhaferrin, duke i kujtuar lushnjarëve kohën e piramidave, por në asnjë moment nuk ka preferuar të mbajë një qëndrim mbi atë që ndodhi në Elbasan.

Policia nga ana e saj përmes një deklarate nuk ka dhënë shumë detaje mbi ngjarjen, duke përmendur inicialet e personave të plagosur, viktimës dhe autorit të dyshuar të ngjarjes.

Check Also

Çfarë ndodhi mbrëmë në qiellin e Shkodrës? Meteorologu shpjegon fenomenin e çuditshëm

Qyteti i Shkodrës dhe zonat përreth u zbardhen nga breshëri pas reshjeve që zgjatën disa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − 10 =