Home / Aktualitet / Një i plagosur në Shkodër, policia jep detajet

Një i plagosur në Shkodër, policia jep detajet

Të shtëna armësh janë dëgjuar mesditën e sotme pranë kryqëzimit të “Prek Calit” në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se është plagosur një person që është dërguar me urgjencë në spital.

Policia e Shkodrës ka identifikuar autorin e plagosjes së ndodhur pak minuta më parë dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Në zonën e quajtur Prek Cali, të qytetit të Shkodrës, shtetasi T.L, 38 vjeç, nga fshati Toplanë, Vau i Dejës, si pasojë e një konflikti të çastit me një person tjetër ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e DVP dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasin L.K, 29 vjeç banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me FNSH kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Në atë zonë është kapur dhe shoqëruar një person që dyshohet se ka djeni për ngjarjen.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove materiale në vendngjarje që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë ligjor të ngjarjes.

Check Also

Tragjedia në Pogradec/ Vajza e sëmurë qëndroi disa ditë pranë nënës së pajetë, mjeku tregon gjendjen e saj

Maria Zia Markovska, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj mbrëmjen e djeshme, ndërsa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × four =