Home / Sport / Një ditë para ndeshjes, trajneri i skuadrës serbe “provokon” me deklaratën e fortë kundër Tiranës: “Shqiptarët njihen si mashtrusa”

Një ditë para ndeshjes, trajneri i skuadrës serbe “provokon” me deklaratën e fortë kundër Tiranës: “Shqiptarët njihen si mashtrusa”

Crvena Zvezda do të luajë në Tiranë të marten ora (20.00) në stadiumin “Air Albania”, dhe megjithëse nuk do të ketë tifozë, sipas ish-trajnerit të Zvezda-s dhe Serbisë, Milan Zivadinovic, mund të flasim për një provokim. Ai është shprehur se futbollistët e Tiranës do të provokojnë lojtarët serb, pasi nuk kanë rrugë tjetër për të arritur qëllimin përfundimtar. Ish-trajneri i Zvezdës dhe i kombëtares serbe ka thënë se lojtarët duhet të interesohen vetëm për lojtarët dhe rezultatin, sipas tij provokimi do të jetë i madh.

“Kjo ndeshje është e vështirë psikologjikisht dhe duhet të jenë sikur po luajnë në finalen e Kupës së Botës. Provokimet janë pjesë e tyre. Kështu janë ata, gjithmonë kanë qenë provokatorë sepse e dinë që ne jemi të ndjeshëm.Lojtarët e Zvezdës duhet të jenë të vëmendshëm dhe mos të bien si në Serbi-Shqipëri apo Zvicër-Serbi.

Mund të ketë skena të pakëndshme atje, tifozët do bëjnë gjithçka për një organizim të veçantë. Ata njihen si mashtruesa, por do të jetë puna e UEFA-s më pas. Ndëshkimi më i madh për ta do të jetë që t’i mundim”, tha Zivadinovic për “Mondo”.

Check Also

Është fiksuar keq, futbollisti i njohur “ngacmon” publikisht Kejvinën

Kejvina Kthella merr gjithmonë vëmendjen me paraqitjen e saj. Modelja e njohur është shumë aktive …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 5 =