Home / Aktualitet / Një ditë para denoncoi se nuk i jepnin mjekim, vdes 53-vjeçari nga Ndroqi

Një ditë para denoncoi se nuk i jepnin mjekim, vdes 53-vjeçari nga Ndroqi

Lutfi Çekiri, 53-vjeçari nga Ndroqi që u sorollat në dyert e spitaleve për të marrë ndihmë mjekësore ka ndërruar jetë pasditen e së premtes.

Një ditë para se të vdiste, ai së bashku me bashkëshorten kishin kaluar ditën e natën pranë ambienteve të spitaleve, të dëshpëruar se dikush mund t’i shihte dhe do t’i jepte një përgjigjje për gjendjen e rënduar shëndetësore, por jo.

Çekiri u intervistua duke treguar se si e kaluan nga një spital tek tjetri, pa u shqetësuar aspak se sa po përkeqësohej gjendja e tij.

“Mbrëmë ishim në urgjencë dhe na kanë sjellë këtu për stomakun. Këtij i thotë shko tek infektivi, tjetri thotë s’je për këtu. Kemi qenë mbrëmë në Urgjencë, nga këtu shkuam në Laprakë. Atje më dhanë qetësues e më thanë duhet të shkosh të vizitohesh për stomakun.

Tani nuk na japin përgjigje, një thotë shko atje. Jam me veshka, me ulçerë në stomak, tensionin e kam të ulët”, tha Çekiri ndërsa gruaja shtoi se ka nevojë urgjente për shtrim, shkruan faxweb.

Check Also

Banori zhvesh Ramën dhe ministrin me çorape të kuqe

Kryeministri Edi Rama, ka qenë ditën e sotme në fshatin Gjepalaj të Shijakut, ku ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + 3 =