Home / Aktualitet / Nisma Thurje ”shfrytëzon” Rudina Hajdarin, regjistrohet si parti pa mbledhur firmat

Nisma Thurje ”shfrytëzon” Rudina Hajdarin, regjistrohet si parti pa mbledhur firmat

Nisma Thurje është regjistruar zyrtarisht si parti në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke shfrytëzuar mandatin e deputetes Rudina Hajdari, dhe duke mos e parë të nevojshme mbledhjen e 5 mijë firmave të qytetarëve.

Regjistrimi është bërë sot në ambientet e KQZ-së, në dalje të të cilës përfaqësuesi Endri Shabani tha se vendi ka nevojë që të zhdukë kastën e vjetër politike, që mban peng të ardhmen e vendit.

Ndërkohë që në shkresën e depozituar në KQZ, thuhet se kryetar i Thurjes është zgjedhur pikërisht Endri Shabani, i cili ende nuk e ka përcaktuar qarkun nëse do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit.

Sa i takon përfaqësuesve të tjerë, Rudina Hajdari e ka shpallur kandidaturën e saj për deputete në qarkun e Elbasanit, ndërsa Pano Soko në Tiranë.

Çdo partie jashtëparlamentare i duhen të paktën 5 mijë firma për regjistrim në KQZ, mirëpo Nisma Thurje e ka pasur më të lehtë rrugën, duke marrë parasysh se prej muajsh u është bashkuar deputetja Hajdari.

(E.K/Faxweb.al)

Check Also

Ka efekte të pabesueshme shëndetësore, kjo është barishtja shqiptare shumë e kërkuar

Laboti i egër është njohur më parë si bar i keq, por mund të konsiderohet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × one =