Home / Aktualitet / Nisma për ndalimin e koalicioneve, Çipa: “S’u shërben zhvillimeve jurdike në Shqipëri!”

Nisma për ndalimin e koalicioneve, Çipa: “S’u shërben zhvillimeve jurdike në Shqipëri!”

Debatet e partive politike për nismën e ndryshimeve kushtetuese janë bërë pothuajse agjendë kryesore e zhvillimeve mediatike në Shqipëri.

Për këtë temë, e cila po ndiqet me interes nga publiku, por edhe nga aktorët politikë ka folur kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa.

Ai tha për Euronews Albania se tashmë është bërë traditë, që partitë politike diskutimet për çështje jetike i lënë në fund.

Sipas tij, nisma për ndryshimet kushtetuese po bëhet në një moment jo të përshtatshëm për klimën politike në të cilën ndodhet vendi.

Po është bërë përvojë e politikës sot, që çështjet më thelbësore të lihen deri në çastin e fundit. Konstitucionlistët pohojnë se ndryshimet kushtetuese në këto kushte dhe në moment paraelektoral, nuk ofrojnë përputhshmëri me zhvillimet juridike të vendit. Do të duhej një zhvillim tjetër”, tha ai.

Për analistin Çipa, diskutim i mazhorancës për  ndalimin e koalicioneve është thjesht një interes elektoral. Zoti Çipa shtoi se kjo qasje nuk e përmirëson e kuadrin juridik të Shqipërisë.

“Edhe vetë palët politike, që e diskutojnë mundësinë e ndryshimeve kushtetuese e konsiderojnë prezencën dhe kalimin e këtyre ndryshimeve, thjesht si një nevojë dhe si procedurë formale, por nuk e konsiderojnë këtë si kalkulim prej  legjislativit që përfaqëson grupet e interesit dhe spektrin plural të vendit.  

Në këto kushte të deformimit që ka Parlamenti tanishëm, unë mendoj se zgjedhja e shumicës socialiste është thjesht për një kontekst elektoral, dhe nuk është për një shërbim afatgjatë për fatet juridike të vendit”, shtoi Çipa.

Në fund z. Çipa shprehet mosbesues tek propozimet e partive politike, të cilat synojnë hapjen e pjesshme apo të plotë të listave zgjedhore.

“Palët edhe pse e bëjnë një debat për hapje të listave të pjesshme apo 100 %, mendoj se janë larg të ofrimit te asaj formule, që konsiderohet si përfaqësim politik”, theksoi ai./EN

Check Also

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për ditët në vijim, sa do arrijnë temperaturat

Dita e sotme parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight − 3 =