Home / Aktualitet / Nishani: Pas 11 Dhjetorit do dalim në revolta/ Basha në zyrë, ne në sheshe

Nishani: Pas 11 Dhjetorit do dalim në revolta/ Basha në zyrë, ne në sheshe

Ish-presidenti Bujar Nishani tha se pas Kuvendit të 11 Dhjetorit do të fillojë punën një PD e vërtetë.

I ftuar në studion e ‘Opinion’, Nishani u shpreh se në rast se Lulzim Basha nuk e njeh Kuvendin e 11 Dhjetorit, ata do të dalin në revolta në sheshe. Ish-presidenti theksoi se “Të konsiderosh të paligjshëm kuvendin e 11 Dhjetorit do të thotë të konsiderosh të paligjshme PD-në”.

Pjesë nga diskutimi në studio

Nishani: PD pas 11 Dhjetorit fillon e funksionon me strukturat e saj, me lidershipin, me anëtarësinë.

Fevziu: Një PD paralele?

Nishani: Një PD ka. Ne nuk merremi me Lulzim Bashën.

Fevziu: Me kë merreni?

Nishani: Me qeverinë.

Fevziu: Në parlament të drejtën e ka Basha.

Nishani: Lufta nuk bëhet vetëm në parlament.

Fevziu: Një parti paralele pastaj. Protesta?

Nishani: Aq më tepër kur zoti Basha…

Fevziu: Do dilni në mitingje?

Nishani: Në revolta jo në mitingje, sepse detyra e opozitës është të përballesh me regjimin. Çfarë do bëjë PD më 12, më 13? Se ka njerëz që kanë punuar me Bashën që mendojnë se PD i lë gjërat në mes. Pas këtij kuvendi do fillojë të bëjë detyrën e opozitës. Basha s’e bën dot. Ku i ka delegatët. Do rri në zyrë ai? Ne jemi në sheshe.

 

Check Also

Në protestën para PD, Reporterët pa Kufij kritikojnë policinë shqiptare

Reporterët pa Kufij kanë kritikuar policinë shqiptare për sjelljen e treguar ndaj gazetarëve dhe punonjësve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight + fourteen =