Një infermiere e kujdesit intensiv në Nju Jork është një nga amerikanët e parë që ka marrë vaksinën e COVID-19 këtë mëngjes ndërsa dozat e vaksinës Pfizer mbërritën në spitale dhe farmaci.
Infermierja mori vaksinën në një spital të Queens pak para orës 9.30 të mëngjesit gjatë një transmetimi televiziv live ku ishte i pranishëm edhe guvernatori New York Andrew Cuomo.
Vaksinat e para u administruan në një ditë ku numri i të vdekurve COVID-19 kaloi shifrën 300,000 dhe rastet dhe shtrimet në spital shënuan rekord të ri.