Home / Aktualitet / Nis vaksinimi i policëve, Rama, Manastirliu dhe Veliu ndjekin procesin në Air Albania

Nis vaksinimi i policëve, Rama, Manastirliu dhe Veliu ndjekin procesin në Air Albania

Në ditën e 7 të vaksinimit masiv në Shqipëri, ka nisur sot në ambientet e Air Albania procesi i vaksnimit për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Për të ndjekur procesin nuk mund të mungonte si në çdo rast kryeministri Edi Rama, ministrja Ogerta Manastirliu dhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Gjatë ditës së sotme sipas zyrtarëve të qeverisë do të vaksinohen 600 punonjës të Policisë së Shtetit, ndërsa në total janë rreth 11 mijë efektivë të të gjitha reparteve që do të përfitojnë.

Kryeministri Edi Rama duke iu referuar një artikulli të “NYT”, tha se Sinovax (vaksina kineze) ishte i pari në eficensë.

“Me shëndet, me shëndet, shef, o shef”-dëgjohet kryeministri teksa përshëndet efektivët që morën sot dozën e parë të vaksinës Sinovac.

“Kam lexuar një artikull të New York Times dje që thoshte vaksina kineze ka efektivitetin më të madh,” i tha Rama Veliu, ndërsa drejtori i Policisë i ktheu aprovimin me një përshëndetje me kokë.

 

Check Also

Thethi i bllokuar nga bora, ja sa familje rrezikojnë të mbeten pa votuar

Na ndajnë vetëm 2 ditë nga zgjedhjet e së dielës ndërkohë që banorët Shkodrës të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 4 =