Home / Aktualitet / Nis sot fushata zgjedhore, Basha publikon spotin e PD-së (VIDEO)

Nis sot fushata zgjedhore, Basha publikon spotin e PD-së (VIDEO)

Partia Demokratike çel sot fushatën zgjedhore në orën 17:30 në sheshin ‘Nënë Tereza’. PD do të zhvillojë një hapje fushate me kandidatët për deputetë.

Kryefjala e të djathtëve sot do të jetë fjalimi i kryedemokratit, Lulzim Basha, i cili do të bëjë një rezyme të asaj çka ka ndodhur përgjatë këtyre 8 viteve në vendin tonë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha ka publikuar edhe spotin e demokratëve. Krahas videos, ai shkruan: “Së bashku do të fitojmë!”

Pasditen e sotme Basha do të prezantojë dhe planin e tij për 4-vjeçarin në vijim, nëse vjen në pushtet. Kujtojmë se lideri demokrat ka nisur takimet në qytete të vendit, ku është pritur nga qytetarë. Ndërkohë që këto takime nuk janë cilësuar të drejta nga kryeministri Edi Rama, teksa ka akuzuar Bashën për thyerje të rregullave anti-covid.

Check Also

Ministria publikon shifrat e COVID: Ja sa viktima dhe të infektuar u shënuan gjatë 24 orëve

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,596 testime, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 − 8 =