Home / Aktualitet / Nis sot fushata e vaksinimit të bluzave të bardha në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani” në Berat

Nis sot fushata e vaksinimit të bluzave të bardha në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani” në Berat

Fushata e vaksinimit në vend pritet të shtrihet në qytetin e Beratit ditën e sotme, ku pritet të nisë vaksinimi i bluzave të bardha.

Si vend për kryerjen e injektimeve është përzgjedhur Pallati i Kulturës Margarita Tutulani.

Pritet që kryeministri Edi Rama të jetë pjesëmarrës në nisjen e procesit të vaksinimit në qytetin e Beratit.

Vaksinimi i bluzave të bardha në të gjithë territorin e vendit pritet të kryhet brenda muajit maj në bazë të parashikimeve të bëra nga ministria e Shëndetësisë. Pas kryeqytetit vaksinimi i bluzave të bardha ka nisur tashmë në Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Elbasan.

Check Also

Tensionet para zgjedhjeve, Duka: Mandatet e përgjakura krijojnë frikë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one + 2 =