Home / Aktualitet / Nis puna për ndërtimin e spitalit të Fierit nga Turqia

Nis puna për ndërtimin e spitalit të Fierit nga Turqia

Në truallin ku është menduar ngritja e spitalit rajonal të Fierit kanë mbërritur makineritë e para për ndërimin e godinës.

Spitali në Fier pritet të kushtojë 60-70 milion euro dhe do të financohet nga Turqia. Përfaqësuesi turk i projektit, i cili ishte në tokën ku pritet që të ndërtohet spitali, ka deklaruar se do hapen 1200 vende pune.

“Ne presim që të kushtojë rreth 60-70 milion euro. Presim që në kulmin e vet të punës të kemi 1000-1200 punonjës minimumi këtu”, deklaroi ai para pak ditësh.

Ndërtimi i këtij spitali ka sjellë kundërshtim tek disa familje që preken nga projekti. Ata dolën në protestë pak ditë më parë, pasi sipas tyre toka nuk po shpronësohet sipas vlerës së tregut.

Mbërrijnë makineritë e para, nis puna për ndërtimin e

Check Also

Këshillat që duhet të dini nëse po kaloni një ditë të keqe

Nuk ka lumturi të përhershme, por ka një rrugëtim drejt saj që mund të jetë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 5 =