Home / Aktualitet / Nis faza e dytë e vaksinimit në ‘Air Albania’/ Kryeministri Edi Rama merr dozën e dytë…

Nis faza e dytë e vaksinimit në ‘Air Albania’/ Kryeministri Edi Rama merr dozën e dytë…

Kryeministri Edi Rama ka marrë dozën e dytë të vaksinës Pfizer në qendër e vaksinimit të ngritur në stadiumin “Air Albania”.

Pas 21 ditësh nga marrja e dozës së parë Rama ka mbërritur pak caste më herët në Air Albania, ku dhe ka përfunduar procesin e vaksinimit ndaj tij. Fillimisht ishte shefja e Infektivit Najada Çomo e cila mori e para dozën e dytë të vaksinës, për t’ia lënë radhën më pas kryeministrit.

Vaksinimi me dozën e dytë kryhet një ditë pas mbërritjes së ngarkesës prej 1170 doza të Pfizer në Rinas mbrëmjen e djeshme.

Postimi i plotë në facebook i Ramës: Stadiumi Air Albania – Cikli i dytë i vaksinimit për mjekët e infermierët e vijës së parë.
Nis edhe cikli i parë për mbi 1000 të tjerë me dozat e reja, ndërkohë që në bazë të kontratës me Pfizer parashikohet nisja e vaksinimit brenda shkurtit për mijëra bluza të bardha.
#SkaKohëPërPushim”.

Check Also

Kriza e pandemisë/ Italia më e varfër se kurrë

Agjencia Kombëtare e Statistikave – ISTAT – tha të enjten se numri i njerëzve në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 + seven =