Home / Aktualitet / Nikolla takon Drejtoren e Institutit Kombëtar Demokrat të SHBA: NDI, partner i rëndësishëm

Nikolla takon Drejtoren e Institutit Kombëtar Demokrat të SHBA: NDI, partner i rëndësishëm

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Drejtoren e Institutit Kombëtar Demokratik të ShBA, znj Ana Kovacevic Kadovic.Drejtorja Kovacecic e informoi Kryetaren e Kuvendit, znj. Nikolla, mbi bashkëpunimin e deritanishëm midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Institutit Kombëtar Demokratik të SHBA.

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, e falenderoi Drejtoren Kovacecic për bashkëpunimin e deritanishëm me Kuvendin dhe vuri në dukje se ky bashkëpunim do të vazhdojë.

“Instituti Kombëtar Demokratik i ShBA është një partner i rëndësishëm i Kuvendit për konsolidimin e institucioneve demokratike, në mbështetjen për rritjen e performancës në ushtrimin e funksioneve legjislative, mbikëqyrëse e përfaqësuese në mënyrë sa më efikase, modernizimin e shërbimeve parlamentare të Kuvendit dhe mbështetjen e edukimit qytetar e të pjesëmarrjes politike, me fokus të veçantë të rinia, etj.”, theksoi znj. Nikolla.

Check Also

Vizita e Escobar në Tiranë! Takime me Ramën dhe Bashën, mesazhi i ambasadës

 Ambasada e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, me anë të një postimi në rrjetin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 − four =