Home / Aktualitet / Niko Peleshi ngushëllon familjarët dhe kolegët e Majorit që vdiq në Afganistan

Niko Peleshi ngushëllon familjarët dhe kolegët e Majorit që vdiq në Afganistan

Ushtaraku shqiptar Xhevahir Jazaj ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta në Afganistan. 45-vjeçari ishte pjesë e Batalionit 2 në Herat dhe mbante gradën Major. Në lidhje me këtë humbje në radhët e ushtarakëve ka reaguar dhe ministri Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit si dhe kolegëve të tij pjesë e misionit në Afganistan.

Postimi i plotë: Largimi nga jeta i një ushtaraku, aq me tepër ne mision larg atdheut, është një ngjarje e dhimbshme për të gjithë.

I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së Majorit Xhevahir Jazaj. Para pak çastesh pata një komunikim të drejtpërdrejtë me kontingjentin shqiptar që shërben në Herat dhe Kabul. Ndava me ta ngushëllimet për humbjen e shokut te tyre dhe i sigurova se gjithë shqiptarët janë me mendje e me zemër pranë tyre.

Ata janë krenaria jone në raport me aleatet në NATO e partnerët tanë strategjike SHBA dhe BE me të cilët ndajmë sfida të përbashkëta të mbrojtjes kolektive, paqes dhe sigurisë.

Check Also

Najada Çomo i futet politikës, vjen reagimi i Piperos: Lajm i keq për Infektivin

Najada Çomo do të jetë kandidate për deputete e Partisë Socialiste. Mjeku Pëllumb Pipero u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two − two =