Home / Aktualitet / Ngjarje tragjike në Tiranë / Ndihmës-anestezisti gjendet i vdekur në hollin e spitalit privat ku punonte

Ngjarje tragjike në Tiranë / Ndihmës-anestezisti gjendet i vdekur në hollin e spitalit privat ku punonte

Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit ku një 28 vjeçar u gjet i vetëvarur në banesën e tij, një tjetër ngjarje tragjike është raportuar pak më parë, por këtë herë në kryeqytet.

Bëhet fjalë për ndihmës/anestezistin e një spitali privat në Tiranë, i cili është gjetur pa shenja jetë në hollin e këtij spitali.

Bëhet fjalë për një 46 vjeçar me inicialet M.A., i cili dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

 

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.09.2020, rreth orës  08:35, në hollin e një spitali privat, është gjetur pa shenja jete, ndihmës/anestezisti i spitalit, shtetasi M.A., 46 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se është vdekje natyrale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Descript.al)

Check Also

Merr flakë në ecje e sipër një automjet, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet ka marrë flakë në aksin rrugor Levan-Ura e Mifolit. Automjeti tip “Reno” me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − six =