Home / Aktualitet / Ngjarja në Elbasan, delegacioni i BE: Hetim të shpejtë

Ngjarja në Elbasan, delegacioni i BE: Hetim të shpejtë

Delegacioni i BE në Tiranë reagon pas ngjarjes së sotme në Elbasan ku një person mbeti i vrarë dhe katër të tjerë të plagosur, mes tyre edhe një efektive policie.

Përmes një postimi në Twitter, delegacioni i BE kërkon hetim të shpejtë për ngjarjen dhe vënien para përgjegjësisë personat përgjegjësit.

Akti i dhunshëm që ndodhi sot në Elbasan duhet të hetohet me shpejtësi nga autoritetet kompetente, dhe duhen bërë të qarta përgjegjësitë dhe të ndiqet plotësisht.

Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës nxitëse dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale”.

Check Also

Si Kina dhe Rusia po përdorin fuqinë e tyre për të kërcënuar demokracitë

Nga Christopher WALKER & Jessica LUDWIG *- Demokracitë kanë hasur jo pak vështirësi, ndërsa autokracitë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + seven =