Pas Lushnjes, kryetari i PD Lulzim Basha u ndal në Durrës ku iu rezervua një pritje e zjarrtë.

Teksa u ndal te ngjarja e sotme në Elbasan me 1 viktimë dhe 4 të plagosur, Basha tha se PD e refuzon dhunën.

Nuk ka forcë, banda dhe shitblerje votash që të na ndalë. Ne e refuzojmë dhunën dhe do ta mbrojmë demokracinë me çdo çmim,” tha Basha.