Home / Aktualitet / Ngacmoi seksualisht nxënësen shqiptare në shkollë, gjykata jep dënimin për mësuesin

Ngacmoi seksualisht nxënësen shqiptare në shkollë, gjykata jep dënimin për mësuesin

Është dënuar me tre vite e gjysmë burg, mësuesi i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj një nxënëse në Pejë. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2019, kur mësuesi i identifikuar me inicialet Xh.J ka sulmuar seksualisht nxënësen e mitur të cilës i kishte kërkuar që ta ndihmonte me nxjerrjen e mungesave në një ambient ku ishin vetëm të dy.

“I pandehuri XH.J fillon që ta prek për qëllime seksuale nxënësen e tij të mitur, ashtu që i njëjti një ditë më parë i kishte thënë të miturës që të vije në kabinet me qëllim që t’i ndihmoj për t’i nxjerr mungesat dhe statistikat e suksesit, ashtu që e mitura ditën kritike pasi që arrin në shkollë, shkon në kabinet ku vjen pandehuri, i afrohet të miturës te banka dhe pa pëlqimin e saj e ngacmon, ku e mitura me forcë e shtyn të pandehurin duke e larguar nga vetja dhe me vrap del nga kabineti, shkon në shtëpi dhe njofton familjaret e saj”, thuhet në deklaratë.

Në këtë deklaratë thuhet se “me këto veprime i pandehuri XH.J ka kryer vepër penale sulm seksual nga neni 229 par.3. nen par. 3.7 dhe 3.10 e lidhur me par. l të KPRK-së”.

Të pandehurit, gjykata i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e gjashtë (6) muaj, të cilin dënim do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit e në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

“Të pandehurit, gjykata i shqiptoj dënim plotësues ndalim i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës në kohëzgjatje prej pesë (5) vjet, nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Për realizimin e kërkesës pasurore juridike, pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt civil”, thuhet në komunikatë.

“I pandehuri u obligua që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës të ia paguajnë shumën prej njëqind (100) euro, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej pesëdhjetë (50) euro, si dhe në emër të taksës për kompensimin për viktimat e krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro, e të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm”.

 

Check Also

Plas skandali i radhës/ Kandidati për deputet i LSI-së kapet duke blerë vota(VIDEO)

Kur na ndajnë 2 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, duket se të gjithë kandidatët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × two =