Home / Aktualitet / Ngacmoi seksualisht dy fëmijë në makinë, ekstradohet nga Greqia trajneri pedofil

Ngacmoi seksualisht dy fëmijë në makinë, ekstradohet nga Greqia trajneri pedofil

Ekstradohet nga Greqia, ish-trajneri i futbollit Sokol Metaj i dënuar për ngacmim seksual ndaj të miturve.

Metaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Ngacmimi seksual” dhe Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur lënien në fuqi të këtij vendimi penal.

“Në vijim të bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana, me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, si rezulat i shkëmbimit të informacionit është vënë në pranga në Greqi dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Sokol Metaj, 55 vjeç, banues në Tiranë.”, njofton policia.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 15.11.2015, në afërsi të kalçetove të një kompleksi në Tiranë, në automjetin e tij, i dënuari Sokol Metaj, i cili ishte trajner futbolli, ka ngacmuar seksualisht dy shtetas të mitur, njërin prej të cilëve e kishte nxënës në kursin e tij të futbollit./ GSH

Check Also

Pamjet skandaloze të tregtimit të mishit dhe ushqimeve, në tregun e Milotit

Një grup të rinjsh aktivistë kanë nisur mbledhjen e firmave të qytetarëve të Kurbinit në një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen + ten =