Home / Kryesore / Nga torturat fizike tek maskimet/ Si grumbullohej dikur informacioni nga shërbimet sekrete

Nga torturat fizike tek maskimet/ Si grumbullohej dikur informacioni nga shërbimet sekrete

Në çdo konflikt një rol thelbësor, luan mbledhja e informacionit mbi palën kundërshtare. Përgjatë gjithë historisë, njerëzit kanë shpikur metoda dinake për të marrë informacionet më jetike për të cilat kishin nevojë. Ja cilat janë disa prej tyre:

Torturat fizike në Ham Common

Si pjesë e Operacionit “Fortidude” në Luftën e Dytë Botërore, për të mashtruar gjermanët në lidhje me vendin e zbarkimit të aleatëve, shërbimi inteligjent britanik SIS mbajti të burgosur 19 agjentë gjermanë në bodrumin e një shtëpie në Ham Common.

Agjentët gjermanë u “shndërruan” në agjentë të dyfishtë përmes privimit nga gjumi, dhe abuzimit fizik dhe mendor. Ata nisën të japin informacione në lidhje me ushtrinë gjermane, ndërsa në të njëjtën kohë po sabotonin veprimet luftarake të nazistëve.

Anijet e peshkimit, si mbulim për operacionet e spiunazhit

Lufta e Parë Botërore, shënoi fillimin e aktiviteteve të gjera zbulimit dhe kundërzbulimit nga ana e fuqive botërore. Një metodë e zgjuar e përdorur gjermanët, ishte përdorimi i anijeve të peshkimit të sardeleve. Ludovik Zender me origjinë norvegjeze, ishte nga Lima e Perusë.

Në vitin 1914, ai mbërriti në Glasgou të Skocisë si “tregtar”. Ai porositi një ngarkesë të madhe sardelesh norvegjeze në vitin 1915, duke pretenduar se do t’i dërgonte në vendlindje. Por telegramet e dërguara nga Zender shkonin në fakt në Oslo, një bazë e njohur për shërbimin inteligjent gjerman. Zender u zbulua për shkak se në atë kohë ishte sezoni i gabuar për peshkimin e sardeleve. Ai u dënua për spiunazh, dhe u ekzekutua në Kullën e Londrës në vitin 1916.

Spiunët e maskuar si muzikantë 

Në Mesjetë, shumica e muzikantëve të elitës, fitonin para nga turnetë e ndryshëm, dhe shfaqjet që jepnin në oborret e familjeve mbretërore. Meqë cilësoheshin si zbavitës dhe asgjë më shumë, ishin kandidatët e përsosur për t’u bërë spiunë.

I tillë ishte rasti i spiunit Pier Alamir, muzikant dhe kompozitor i shquar i muzikës korale, që u rekrutua nga këshilltari i Mbretit të Anglisë Henri VIII, Kardinali Tomas Uollsej në vitin 1515. Alamir mblidhte informacione mbi Riçard dë la Pol, një jorkist besnik gjatë Luftës së Trëndafilave, por që më vonë lidhi aleancë me francezët, për të luftuar kundër anglezëve. Por më pas Alamir u bë një agjent i dyfishtë, dhe filloi tu japë informacione të dyja oborreve mbretërore. Pasi u zbulua në vitin 1516, ai u arratis dhe nuk u kthye më kurrë në Angli.

Gjatë Revolucionit Meksikan, udhëheqësi i kryengritësve Panço Vila, u detyrua të gjente miq në çdo cep të vendit, për të qenë gjithnjë një hap përpara atyre që e donin të vdekur. Një aleat i pazakontë ishte tregtari mormon Xhes Tejlor. Armiqtë e Vilës, bastisnin shpesh kolonitë Mormone në Meksikë.

Vila ra dakord që t’i mbrojë, nëse Tejlori do t’i tregonte vendndodhjen e armikut. Tejlor, që në pamje të parë dukej si një kauboj i zakonshëm dhe nuk ngjallte asnjë dyshim, i dha të dhëna jetike Vilës mbi pozicionet e trupave armike.

Maskimet e kapitenit amerikan Alan Meklein

Kur Xhorxh Uashingtoni kishte nevojë për informacione të rëndësishme gjatë Luftës Revolucionare Amerikane, ai dërgonte spiunin e tij më të aftë, kapitenin Alan Meklein. Ai kishte tërhequr vëmendjen e Uashingtonit, duke u dalluar në fushën e betejës. Në dy raste Mekleini i maskuar depërtoi në prapavijën e armikut.

Ai e bëri këtë kur Uashingtoni kishte nevojë për informacion, se ku do të shkonin britanikët pas largimit nga Filadelfia në vitin 1778. I maskuar si fermer, Meklein kërkoi të hynte në një kamp britanik në Nju Xhersi. Ai u lejua të hynte, dhe mblodhi aty të gjithë informacionin e nevojshëm.

Uashingtoni sulmoi me sukses britanikët në Monmauth Kurtahauz. Më vonë, Meklein u maskua si një malësor i zonës dhe hyri në qytetin Stoni Point Fort, që ishte pushtuar nga britanikët. Nga ajo që pa, hartoi një plan për një luftë nga afër me bajoneta, e cila u dha mundësi amerikanëve të rimerrnin fortesën në vetëm 25 minuta.

Arkeologia spiune Gertrud Bell

Pak muaj para Luftës së Parë Botërore, autoritetet turke e lejuan arkeologen britanike Gertrud Bell të ekspolorojë Konstandinopojën, Stambollin e sotëm. Ajo shkoi në qytetin e Hailit, në të cilën perëndimorët nuk kishin patur qasje që nga viti 1893.

Edhe pse dukej sikur udhëtonte vetëm për qëllime arkeologjike, ajo shkoi në atë qytet për shkak se ai shërbente si kryeqyteti i dinastisë arabe Al Rashid, dhe britanikët donin të dinin cila ishte forca e tyre reale. Sapo mbërriti aty, Bell u burgos, por kodi i nderit i Rashidëve e mbrojti atë nga cënimi fizik.

Bell nisi të njihet me gratë e udhëheqësve, duke dëgjuar thashetheme të ndryshme, të cilat ajo ia raportonte britanikëve. Sipas saj, Rashidët ishin dobësuar ndjeshëm, ndaj Londra duhej të lidhte një aleancë me dinastinë arabe të Sauditëve. Ai sugjerim ndikoi shumë mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme gjatë gjithë shekullit XX-të./ listverse.comPërshtatur nga CNA.al

Check Also

Horoskopi për këtë të Shtunë, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj

Dashi Keni nevojë për dashuri dhe jeni gjithmonë në kërkim të konfirmimit! Sa i përket …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 4 =