Home / Kronike / Kronike / Nga Tepelena në Lushnje për të vjedhur kamionçina, arrestohen dy të rinjtë

Nga Tepelena në Lushnje për të vjedhur kamionçina, arrestohen dy të rinjtë

Dy të rinj, njëri prej të cilëve në “arrest shtëpie” ranë në prangat e policisë së Lushnjes pasi i vodhën automjetin një shtetasi.

Blutë njoftojnë se u sekuestrua automjeti i vjedhur dhe një automjet tjetër që përdorën autorët për kryerjen e vjedhjes.

Ndërsa të arrestuarit janë, Andi Orucai, 19 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Mariglen Kondi  25 vjeç, banues në Tepelenë, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpie” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Policia ishte njoftuar në orët e para të mëngjesit nga shtetasi N. K., se në fshatin Eskaj, Lushnjë, i kishin vjedhur automjetin tip kamionçinë “Ford Tranzit” që e kishte lënë të parkuar.

Në vijim të veprimeve hetimore, Policia zbardhi dhe 3 raste të tjera të vjedhjes të automjeteve të ndodhura më parë që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Konkretisht dy të rinjtë janë dhe autorë të dyshuar të vjedhjes të 3 kamionçinave, konkretisht në datën 24.02.2021 në fshatin Hysgjokaj, në datën 26.03.2021 në fshatin Gjuzaj dhe në datë 08.05.2021, në fshatin Konjat..

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Check Also

Dalin të tjera detaje nga aksidenti tragjik në Kroaci / 20 pasagjerë ende të bllokuar në autobus, flasin zyrtarët e kompanisë turistike kosovare

Një autobus me targa nga Kosova është aksidentuar në orët e para të mëngjesit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 2 =