Home / Aktualitet / Nga sot shtrëngohen masat në Kakavijë, çfarë duhet të dini

Nga sot shtrëngohen masat në Kakavijë, çfarë duhet të dini

Duke filluar nga dita e sotme hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid në Greqi, ndërkohë që  kufizimet e marra nga qeveria greke kanë të bëjnë edhe me pikën doganore të Kakavijës.

Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme njoftoi se duke filluar nga 1 marsi deri në 15 mars, është vendosur që në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës të kufizohet numri i qytetarëve që do të kalojnë çdo ditë.

Nga 750 që është numri i lejuar deri më tani do të shkojë në 400 në ditë. Po ashtu edhe ditët e karantinimit për personat që do të rezultojnë pozitivë do të zgjatet nga 7 në 14 ditë.

Kufizimet e reja për kalimin në doganën e Kakavijës:

– Pika Kufitare do të jetë e hapur nga ora 07:00 deri në orën 19:00, në vend të orës 23:00 që ishte deri tani.

– Do të kufizohet më tej numri i personave që futet çdo ditë. Nga 750 persona, do të lejohen vetëm 400.

– Ata që do të futen në Greqi do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë, nga i cili nuk do të përjashtohen edhe shoferët e kamionëve apo mauneve.

– Të gjithë ata që do të testohen pozitiv, nuk do të lejohen të hyjnë në Greqi, ndërkohë që ata që hyjnë, do t’i nënshtrohen një karantine të detyrueshme 14 ditore, nga 7 ditë që ishte deri më tani.

Check Also

Ambasada Amerikane reagon për deklaratën e Xhelal Mziut: Dhuna e Elbasanit e pajustifikueshme

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim, ka përshëndetur ndjesën e Xhelal Mziut nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − nineteen =