Home / Histori / Nga skllavërimi i indigjenëve tek arrestimi nga qeveria spanjolle/ Kristofor Kolomb, një hero apo një batakçi?

Nga skllavërimi i indigjenëve tek arrestimi nga qeveria spanjolle/ Kristofor Kolomb, një hero apo një batakçi?

Ndërsa shumë libra shkollorë e paraqesin Kristofor Kolombin si eksploruesin e famshëm që zbuloi Amerikën, historia e tij është në fakt shumë më e ndërlikuar. A ishte njeriu nga Xhenova e Italisë, një eksplorues i guximshëm apo një pushtues i pangopur? Një lundërtar i talentuar, apo një aventurier i krisur? Ja disa nga faktet mbi jetën e tij.

Nuk ishte Kolombi ai që e zbuloi Amerikën, por udhëtimi i tij ishte gjithsesi shumë i guximshëm

Edhe nëse do të anashkalonit faktin jo shumë të parëndësishëm se miliona njerëz jetonin tashmë në Amerikën e Veriut në vitin 1492, fakt është se Kolombi nuk pretendoi se kishte zbuluar ndonjë territor të ri. Në fakt, 12 tetori i atij viti shënoi ditën e mbërritjes së tij në ishullin Bahamas.

Kur arriti në brigjet e sotme të Kubës, Haitit dhe Republikës Dominikane, si dhe eksploroi brigjet e Amerikës Qendrore dhe Jugore, ai nuk shpalosi në asnjë rast flamurin spanjoll në Amerikën e Veriut. Leif Erikson, është evropiani i parë që besohet se ka shkuar në Amerikën e Veriut, pasi zbarkoi në Kanada 500 vjet para se Kolombi të niste udhëtimin e tij drejt Perëndimit.

Ai vërtet nuk arriti kurrë në Azi siç e kishte planifikuar, por nuk mund t’i mohohet guximi që kërkoi realizimi i atij udhëtimi. Në moshën 41-vjeçare, ai i sfidoi të gjithë mosbesuesit në Evropë, dhe udhëhoqi 4 udhëtime përtej një oqeani të panjohur me anije me vela prej druri, që nuk ishin të përshtatshme për t’u përballur me ujërat e trazuara të Atlantikut.

Shumë njerëz besonin tashmë se bota ishte e rrumbullakët

Në vitin 1492, shumica e evropianëve të shkolluar e besonin tashmë se Toka ishte e rrumbullakët. Në fakt, kjo ide ishte hedhur që nga grekët e lashtë në shekullin V Para Krishtit. Në kundërshtim me mitin popullor, Kristofor Kolombi nuk vendosi të provonte se bota ishte e rrumbullakët. Por përkundrazi se ishte e mundur të lundroje përreth saj, një udhëtim që eksploruesi e nënvlerësoi jo pak përsa i përket vështirësive.

Ai kishte arritur një marrëveshje fitimprurëse me spanjollët

Kolombi grumbulloi një pasuri të madhe nga udhëtimi i tij, falë një marrëveshje shumë fitimprurëse me Mbretin Ferdinand dhe Mbretëreshën Isabela të Spanjës. Kontrata e tij me monarkët spanjollë i dha atij titujt admiral, mëkëmbës dhe guvernator të çdo toke që zbuloi.

Marrëveshja përcaktonte se Kolombi mund të mbante 10 për qind të çdo “malli, gurësh të çmuar, ari, argjendi, erëzash dhe sende të tjera” që ai “fitoi” brenda territorit të ri. Kolumbi mund të ketë pasur vërtet qëllime fisnike kur lundroi drejt Perëndimit, por marrëveshja e tij me Spanjën sugjeron se qëllimet e tij ishin tërësisht të tjera.

Check Also

Sentenca nga Emil Cioran

1. Çdo fjalë më sëmur. Ndërkaq, çfarë kënaqësie do të ndjeja të dëgjoja lulet tek …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen + 7 =