Home / Opinion / Nga një shkrim i gazetës “Tages Anzeiger”

Nga një shkrim i gazetës “Tages Anzeiger”

Nga Enver ROBELLI –

 

“Dembelët që nuk ecin janë shumë më tepër të rrezikuar nga rrjedha e sëmundjes Covid-19; po ashtu ata vdesin shumë më shpesh nga pasojat e koronavirusit se ata që merren me sport. Në këtë përfundim kanë arritur punëtorët e një sigurimi shëndetësor amerikan bashkë me hulumtues shkencorë. Ekipi vlerësoi të dhënat e më shumë se 48 mijë të siguruarve, të cilët qenë sëmurë nga Covid-19 mes janarit dhe tetorit 2020. Studimi u botua nga British Journal of Sports Medicine.

Deri më tani dihej se më së shumti të rrezikuar nga sëmundjet e rënda nga Covid-19 janë njerëzit e moshës së shtyrë, ata që kanë mbipeshë apo vuajnë nga sëmundje të mëparshme si diabeti (tipi 2) apo sëmundje të qarkullimit të gjakut dhe zemrës. Por tani u konstatua qartë se me gjasë edhe mungesa e lëvizjes mund të jetë një faktor dukshëm më i madh rreziku për rrjedhën e rëndë të sëmundjes”.

Sipas studimit, njerëzit që ecin 150 minuta në javë, i kanë punët dukshëm më mirë se dembelët. Rrjedhimisht, shkencëtarët propozojnë urgjentisht që njerëzit të ecin. Solli Enver Robelli

Check Also

Një përmendore, disa dekorata, këngë kafehanesh

Nga Enver ROBELLI – Një përmendore, disa dekorata, këngë kafehanesh: kështu u prit shkrimtari serbomadh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + 10 =