Home / Kryesore / NGA NDODHITË E MENGJEZIT

NGA NDODHITË E MENGJEZIT

Përshkrim fjalë për fjalë i asaj që më ndodhi sot në mengjez. Lexuesit mund ta shohin në Google Earth adresen e sipërpërmendur.
Një qytet i madh si Londra gjithnjë të rezervon të papritura të këndshme.
Sapo u zgjova, pashë se kapsulat e Nespresso-s po mbaroheshin. Kishin mbetur dy të fundit.
Përgaditem për të shkuar në dyqanin më të afërm që të furnizohem mirë me kapsula kafeje. Dyqani më i afërm është një Nespresso Boutique, as 200 metra distancë nga Harrods, Knightsbridge. Pjesa më e pasur dhë më luksoze në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ( për të cilën cinkët thonë se nuk është Mbretëri dhe as e Bashkuar).
Futem në dyqan. Hello, hello, good morning! Një dyqan që shkelqen. Por përnjëherë kujtohem se herën e fundit qa kam qënë këtu, kam ikur i pakënaqur. Është njëri nga dyqanet moderne posh ku, sapo afohesh tek banaku, njëra nga vajzat e bukura që shërbejnë aty, me sytë nga kompjuteri që ka përballë, të pyet- Adresa? Postkodi?…Duan me çdo kushte adresen tënde. Pa të pyetur me pare se çfarë do të blesh. Natyrisht, nuk kanë faj, sepse kështu i kanë trajnuar: të dhënat personale të klientëve janë po aq të rëndësishme sa dhe shitja live e mallit. Ne mos me e rendesishme!
Afrohem tek banaku dhe ndjehem si i rënë në kurth.Por ja që fantasia e njeriut ësshtë dhe mrekullia më e madhe e qënjes.
Sapo vajza e bukur do të shqiptojë fjalën e urrejtshme- Adresen!, e pyes me mirësjellje
-Ju lutem, a mund të më jepni një kartë biznesi Më duhet adresen tuaj!
Zonjusha sheh me dyshim.
-Përse të duhet adresa jonë? – më thotë.
-Është dyqani më i mrekulleshëm në Londër dhe dua të blejë veç këtu- i them.
Pasi sheh për të gjetur kartviziten, më thotë:
-Më vjen keq që nuk paskemi, por a mund ta shkruaj adresen tonë në një copë letre.
– Zgjidhje perfekte- e siguroj unë.
Merr një fill letre nga letra që printon faturen dhe shkruan me dorën e saj adresen
: 165 Old Brompton Road.Knightsbridge, SW3 1PY
E falënderoj duke e vendosur letren mbi banak.
Pas kësaj, ajo thotë atë fjalën e tmerrshme
-Adresen. Postkodin.
Kerkon adresen time. I buzëqesh në mënyrën më të pafajshme dhe i them- Natyrisht.
Dhe, teksa ajo shkruan në komjuter, lexoj pikë për pikë, adresen e dyqanit që ajo sapo ma ka dhënë:
165 Old Brompton Road.Knightsbridge, SW3 1PY.
As qe nuk kujtohet se po shkruan adresen ku po zhvillohet ky dialog. Adresa e dyqanit ku ajo vjen që prej 8 vitesh çdo ditë. Adresa që ajo vetë ma shkroi në një ocpë letre një minut më parë!
-Emëri juaj? – më thotë e kënaqur.
– Jonathan Swift- i them. E shkruan dhe atë.
-Zoti Swift- më thotë- a jeni dakort që t’Ju dërgojmë në adresen e shtëpisë tuaj promovime te produkteve tona?
– Do mërzitsha shumë nëse nuk do t’i dërgonit- i them
Buzëqesh dhe më pyet se çfarë dua të blejë. I them-15 sleeves of Nescafe, ristretto.
Më thotë- Ngase u treguat shumë i sjellshëm, dyqani jonë do t’ju japë dhuratë një set filxhanësh luksozë për kapuccino. Natyrisht, nëse nuk blen më pak se 15 sleeves.
Para se te le dyqanin, ia kujtoj edhe njeherë se sa do mërzitesha nëse nuk do më dërgonin promovime të produkteve ttë tyre në adresen time.
Tek largohem , dëgjoj se i thotë koleges së vet në banak- Ah, what a gentleman!

Check Also

Sot përballja e fundit Trump-Biden

Sot do të mbahet përballja e fundit në sallën e Belmont University në Tenessy, mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 2 =