Home / Kryesore / Nga dita e hënë rikthehet shiu, ja parashikimi i motit për këtë fundjavë(TEMPERATURAT)

Nga dita e hënë rikthehet shiu, ja parashikimi i motit për këtë fundjavë(TEMPERATURAT)

Për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Në këtë mënyrë, ata të cilët kanë planifikuar për këtë të Shtunë e të Diel, moti do i favorizojë duke qenë i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare.

Gjithashtu priten edhe temperatura të ngrohta sidomos ato të mesditës, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Megjithatë, në orët e vona të mbrëmjes të ditës së Diel mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme. Në këtë mënyrë dita e Hënë do të ketë mot me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet kryesisht mesatar në pjesën më të madhe të vendit.

Në zonën e veriperëndimit dhe atë të jugut reshjet e shiut në periudha kohore të caktuara pritet të jenë me intensitet të lartë.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë nga kuadrati i jugut me një shpejtësi mesatare 3-10m/s dhe nga orët e mesditës të ditës së Diel deri në orët e mesditës të ditës së Hënë fiton shpejtësi dhe bëhet intensive deri në 15-20m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

146229074_1111051522667519_1287910773967251781_o.jpg
146867465_1111051586000846_7340448918987607314_o.jpg
146605558_1111051632667508_9182978852565444206_o.jpg

Check Also

E rëndë/ Humbin jetën babë e bir në Berat, mbetën brenda shtëpive që u shkrumbuan nga zjarri (EMRAT)

Jovan dhe Mateo Vangjeli, janë babë e bir që kanë humbur jetën në Berat, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six − 5 =