Home / Aktualitet / Nga bashkimi Kosovë-Shqipëri deri te dialogu me Serbinë, ja ‘premtimet’ e Albin Kurtit

Nga bashkimi Kosovë-Shqipëri deri te dialogu me Serbinë, ja ‘premtimet’ e Albin Kurtit

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se në rast se do të mbahej ndonjë referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ai do të votonte pro.

Kurti i bëri këto deklarime përgjatë një interviste me Euronews, vetëm disa ditë pasi partia e tij Vetëvendosje fitoi pjesën më të madhe të votave në Kosovë deri më tani.

“Ne ende nuk kemi ligj për referendume në Kosovë, por dy referendume ndërmjet shtetit tonë dhe Shqipërisë do ta zgjidhnin një gjë të tillë”, – deklaroi Kurti, kur u pyet nëse e mbështet ende idenë e bashkimit kombëtar me Shqipërinë.

Ndër të tjera, Kurti ka folur edhe për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, për të cilin ka thënë se do kërkojë reciprocitet nga Serbia.

“Jam gati të përfshihem në një dialog ku ka përfitime. Por mendoj se nuk është e pranueshme për askënd në Kosovë, duke përfshirë edhe mua, që të përfshihen në një dialog ku supozohet se do të kompensojmë shtetin e Serbisë për humbjen e këtij shteti gjatë kohës së Millosheviçit. Serbia kreu gjenocid në Kosovë,” – u shpreh Kurti.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka kundërshtuar edhe furnizimin e Kosovës me vaksina anti-COVID nga Kina dhe Rusia, duke argumentuar se orientimi i Kosovës çdoherë ka qenë Perëndimi.

A dëshironi akoma një falje, njohje dhe dëmshpërblim të plotë nga Serbia?

Unë mendoj se është e nevojshme. Çfarë tjetër do të bëjë Serbia, të provojë dhe të na sulmojë përsëri? Unë mendoj se ata duhet të largohen nga Federata Ruse dhe nga Kina dhe ata duhet të përpiqen ta bëjnë atë sa më shpejt të jetë e mundur. Ata duhet të çlirohen nga Kosova. Ne e çliruam Kosovën nga Serbia. Unë mendoj se Serbia duhet të çlirohet nga Kosova.

Si e arrini pajtimin ndërmjet serbëve dhe kosovarëve në Kosovë?

Për pajtim, me serbët në Kosovë, nuk është e nevojshme sepse ne nuk kemi luftuar me ta. Ne luftuam kundër Beogradit, i cili ishte kundër nesh dhe bëri gjenocid në pranverën e vitit 1999 dhe për atë qëllim ne kemi nevojë që Serbia të përballet me të kaluarën e saj, të shohë veten në pasqyrë sesa të shohim Kosovën me dylbi ushtarake.

Dhe të njohim pavarësinë tonë dhe të tregojmë disa keqardhje për krimet e kryera nga regjimi. Mendoj se ajo që i duhet Serbisë është një Charles de Gaulle serb i cili do të thotë, ashtu si Charles de Gaulle tha ‘Franca është e madhe pa Algjerinë’, se Serbia është e madhe pa Kosovën.

Më parë keni deklaruar se do të mbështesni një bashkim të madh me Shqipërinë, i qëndroni ende kësaj?

Ne besojmë në forcimin e shtetit të Kosovës si një republikë sovrane dhe e pavarur dhe në kushtetutën tonë, neni 1.1 është në kundërshtim me nenin 1.3. Neni 1.1 thotë se Kosova është një shtet i pavarur sovran dhe neni 1.3 thotë se Kosova nuk mund të bashkohet me një vend tjetër.

Kështu që unë besoj se pavarësia e plotë nënkupton gjithashtu, pavarësinë nga pavarësia, kështu që ne mund të bashkohemi në një federatë me Shqipërinë ose në një federatë të BE-së.

Dy referendume në të ardhmen mund ta zgjidhin këtë, në Shqipëri dhe Kosovë, por kurrë duke shkelur kushtetutën tonë. Kushtetuta duhet të ndryshohet së pari dhe vetëm nëse mund të bëhet në mënyrë paqësore dhe demokratike një ditë.

Si do të votonit në atë referendum?

Pasi të kishim një forcim të shtetit në Kosovë. Pasi ta bëjmë në mënyrë paqësore dhe demokratike. Mendoj se do të votoja po. Pro.

A keni ndonjë mesazh për Evropën?

Evropa duhet të reformojë vetveten dhe jo vetëm objektivin e saj të zgjerimit. Ballkani Perëndimor gjashtë dhe BE janë shumë të rëndësishme për njëri-tjetrin. Dhe unë mendoj se me gjashtë vednet e Ballkanit Perëndimor, BE do të arrijë harmoninë me Evropën si një kontinent dhe ne kurrë nuk duhet ta harrojmë këtë dhe kurrë mos ta lëmë atë na ikë.

Check Also

Tragjedi në familjen shqiptare/ COVID u merr jetën dy vëllezërve brenda 24 orëve

Situata e koronavirusit duket se po del nga kontrollit, pasi vetëm dy ditët e fundit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + four =