Home / Aktualitet / Nga 13 automjete deri tek apartamentet dhe kompania/ Vlera e pasurisë marramendëse që i’u sekuestrua ‘talebanit’ dhe vëllait të tij

Nga 13 automjete deri tek apartamentet dhe kompania/ Vlera e pasurisë marramendëse që i’u sekuestrua ‘talebanit’ dhe vëllait të tij

Ditën e sotme u realziua sekuestrimi i pasurive marramendëse të shtetasit Gëzim Sallaku që njihej ndryshe si “talebani” dhe vëllait të tij, Sajmir Sallaku i cili isht bashkëpronar në kompaninë që këta të fundit kishin së bashku me shtetasin R.K banues në Durrës.

Vlera e pasurisë së sekuestruar mësohet të jetë shumë e madhe, teksa numërohen dhjetëra automjete, apartamente, sipërfaqe tokash dhe kompani të sekuestruara të cilat kanë qenë në pronësi të këtyre dy shtetasve përkatësisht të vëllezërve Sallaku.

Pasuritë e sekuestruara janë si më poshtë:

– Sekuestro 100% të aksioneve të shoqërisë “GSA Sallaku” sh.p.k, me aktivitet “Import, eksport, tregti autoveturash, kamionësh etj”, me seli në Durrës, me ortak të vetëm dhe administrator shtetasin Gëzim Sallaku;

– 2 apartamente, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;

– 20.600 m2 sipërfaqe toke arë, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;

– 1000 m2 sipërfaqe toke truall, mbi të cilën janë ndërtuar 2 banesa me sipërfaqe 140 m2 secila, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;

– Një godinë banimi dykatëshe dhe 2 apartamente banimi, në Durrës, në pronësi të shtetasit R. K.;

13 automjete të markave të ndryshme në pronësi të shoqërisë tregtare “GSA Sallaku”.

Vazhdon puna nga Njësia e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, për identifikimin e pasurive të tjera të këtyre personave dhe lidhjeve të tyre familjare dhe shoqërore.

Shtetasi Gëzim Sallaku ka kryer veprimtari kriminale dhe është dënuar në shtetin italian nga viti 1999 – 2008.

Check Also

Aksident i rëndë në Fushë Krujë, plagosen anëtarët e një familjeje dhe dy gra, mes tyre edhe një foshnje

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë paradite në aksin Fushë Krujë-Tiranë, në afërsi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 + nineteen =