Home / Kulture / NETË VALPURGJIE PËR POEZINË

NETË VALPURGJIE PËR POEZINË

Rudolf Marku
Para disa ditësh, një kanal Televiziv Shtetëror organizoi një gjygj për Poezinë e para viteve ’90 të shekullit të kaluar.
Pak a shumë u tha se ai që u shpall Poet Laurat nuk duhet të shpallej i tillë, për shkak se ka shkruar poezi për Partinë. U tha se Poezia e para viteve ’90 duhet gjykuar rreptësisht me parametrat revolucionare-demokratike të antikomunizmit të sotëm. U vu në dyshim dhe akademiku dhe studjuesi i njohur, Profesor dhe studjues letersie i një Universiteti prestigjioz amerikan, i mirënjohuri Gëzim Basha, me ca pretenca shkencore zhdanoviste të Kasolles së Galigatit. U shanë pa cenzurë poetë dhe personalitete të letersisë bashkëkohore. U tha se ata që kanë lindur para viteve ’90 duhej të mos kishin lindur hiç, për hir të letersisë së revolucionit të sotëm demokratik… Siç shihet, njëra nga ato netët e Valpurgjisë për të cilat flet Gëte te Fausti i vet.
Vetë moderatorja, për fat të keq, qe në krye të Valles së Shtrigave ( Nata e Valpurgjisë është Valle Shtrigash)…Ca shpirtëra të shqetësuar nga ca ligësi të pakontrolluara, qenë ftuar në këtë Gosti të dyshimtë. Një Infermjer fiziotherapist, L.K. -që prezantohej si professor, imitonte Vishinskin.
Një tjetër e Klubit të Beqareshave të pasukses-shme – ardhur nga vetë Atdheu i Gëtes, dhe që banon realisht pranë Pyllit të Valpurgjisë,- donte të provonte se sa gabim është vetë praktika e njohur në botë e zgjedhjes së Poetit Laurat.
Nuk do të merrnja mundimit për të shkruar për këtë incident të turpshëm, nëse nuk ka dhe nuk ka patur dhe artikulime të njerëzve të tjerë të urrejtjes kundër gjithë asaj që është shkruar tek ne para viteve ’90. Për fat të keq, tek tuk dhe nga vetë ndonjë shkrimtar.
Mendoj se Letersia dhe sidomos Poezia kërkon së pari një respect të madh, si çdo krijimtari shpirtërore dhe intelektuale para se të gjykohet. Më vjen ndërmend eruditi francez Pol Valery i cili kishte zakon të thosh se, përpara se të filloj të flas për letersinë, në fillim kërkoj të falur.
I mendoni këta gjygjtarë të rreptë po të kishin jetuar në vitet para ’90-s. Energjia negative e urrejtjes që kanë dhe në kushte e lirisë, zgjedhja vullnetare në kushte e lirisë së sotme e profesionit të Prokurorit vrasës të Poezisë, nuk i lë asnjë dyshim llogjikës së esëllt se në krahun e kujt do të kishin qënë rreshtuar. Fakti që edhe sot duan ta gjykojnë Poezinë dhe letersinë me kritere ideologjike, pa asnje referencë estetike dhe formale, fakti se krijimtaria letrare për to është thjesht tema, fakti se nuk janë në gjëndje të bëjnë as dhe një analizë të tekstit – tregon se sa të suksesshëm do të kishin qënë vetë ata njëherë e një kohë , në karrierën e skuadroneve të urrejtjes së mendimit të lirë.
Sa për veten time, më lejoni të riprodhoj ca botime të miat të hershme : Cikle poetike të viteve të 1971-1972, të botuar në moshen 19 dhe 20 vjeçare; një kritikë e një poezisë time në Pleniumin e Katërt të Komitetit Qëndror, në prani të Enver Hoxhës dhe gjithë udhëheqjes komuniste të Kohës ( kritikë që përsëritet pikë për pikë sot në këtë Program televiz Shtetëror të sotëm nga zhdanovistët modern), dhe një shkrim në gazetën Dielli të shoqërisë Vatra të Bostonit rreth një cikli poetik timin botuar në shtypin shqiptar në vitin 1988.
SI ILUSTRIM I KETIJ SHKRIMI, DO BEJ TRE POSTIME GJATE TRE DITEVE RRJESHT:
POSTIMI I PARE: POEZI TE VITIT 1971- 1972 KUR AUTORI ESHTE 20 VJEÇAR.
ZERI I RINISE :

Check Also

RUDOLF MARKU/ NJË BOTIM I MUNGUAR FISHTIAN

Një miku im më jep lajmin e gëzuar të daljjes nga shtypi të librit At …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 + four =